Gjykata lë në burg Safet Gjicin ja vendimi për Alma Kaçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Masa për Gjici u mor ditën e sotme nga trupa gjykuese, ku Gjici u paraqit mëngjesin e sotëm.

Ndërsa, për Alma Kaçin, vajzën e cila u shfaq në videon intime me Gjicin, Gjykata dha masën “arrest shtëpie”.

Safet Gjici dhe Alma Kaçi u paraqitën mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë, ku do të vlerësohej nëse do të qëndronin në qeëli apo do i caktohej një tjetër masë sigurie.

Pas dhënies së vendimit jashtë ambienteve të Gjykatës, avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia tha për mediat se klinetja e saj ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmurë dhe është personi i vetëm që siguron të ardhura, prandaj dhe kërkoi që të hetohej e lirë.

“Ka një fëmijë të mitur dhe nënën e sëmura ndaj kërkova të ishte pa masë fare. Është i vetmi person që sjell të ardhura në shtëpi. Gjykata nuk pranoi, do vijojë hetimi në këtë masë. Nuk ka bashkëpunëtorë absolutisht. Nuk ka tentuar të largohet, ka një fëmijë”, tha avokatja Velia.

Ne foto avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia
Ne foto avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia

Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, pasi nga një video e plotë e skandalit seksual në zyrën e tij, doli se Alma Kaçi i kishte kërkuar favore për një tender për sterilizimin e qenëve dhe Gjici e kishte aprovuar.

Gjici u vu në prangat e Policisë pasditen e së shtunës në një lokal poshtë shtëpisë së tij në Tiranë, te “Selvia”.

Kujtojmë që në 16 qershor, kur u publikua videoskandali seksual në zyrën e tij, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për ish-kryebashkiakun. Arrestimi i Gjicit është bërë vetëm një javë pas publikimit të videoskandalit, ku ish-kryebashkiaku shfaqej teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.

Lexo edhe :  24-vjeçarja plagoset në poligon, ndërroi jetë në QKUK

Pas publikimit të kësaj video, përmes një postimi në rrjetet sociale Gjici dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, ndërkohë bëri me dije se me vajzën në të cilën shfaqej në video, Alma Kaçin prej kohësh kishte një lidhje. Kaçi u arrestua pak ditë më parë dhe iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ka dhe një fëmijë të mitur.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV