Videoskandali i Safet Gjicit, Vangjeli: S’kemi parë gjë akoma, ka të tjerë personazhe pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Videoskandali i filmuar në zyrën e Bashkisë së Kukësit me protagonistë Safet Gjicin dhe Alma Kaccin, ka lënë ende pikëpyetje të mëdha se kush fshihet pas kësaj.

pavarësisht deklaratave të dhëna sot në gjykatë nga Alma Kacci se ajo ka shkuar me dëshirë me Gjicin dhe se nuk ka patur asnjë arsye tjetër për të bërë videon, sërish “puzzle” mbetet i pazgjidhur.

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për skandalin Gjici, duke hedhur dyshime se mund të ketë persona të tjerë që qëndrojnë pas shtetases Alma Kaccit, e cila realizoi videon erotike në zyrën e ish kryebashkiakut të Kukësit.

Vangjeli tha se hetimi mund të nxjerrë detaje të tjera, mes të cilave sipas analistit, do të dëshmohej roli i krimit dhe segmenteve të politikës në publikimin e këtij skandali.

Pjesë nga biseda:

Lorenc Vangjeli: Kam përshtypjen që çfarë kemi dëgjuar është zhurma, është një stuhi që vetëtimën e sheh në Tiranë dhe Durrës, bubullima dëgjohet në Kukës. Është ende herët për të folur. Kush e ka furnizuar dhe frymëzuar këtë makineri? Cilët janë përfituesit? Logjika dhe informacioni më thonë se nuk kemi parë asgjë akoma. Ka patur një frazë në njoftim, është thënë përveç arrestit të protagonistëve, janë identifikuar dhe personazhe të tjerë që janë pas. Kjo është një nga sprovat më të mëdha të SPAK.

Artan Hoxha: Thelbi është korrupsioni dhe ku ka arritur. Atij nuk i ka vënë njeri pistoletën në kokë që të bëjë këtë gjë.

Lorenc Vangjeli: Nuk i vuri njeri pistoletën në kokë për të zbërthyer pantallonat. Por, po të them, me shumë gjasa kjo do të jetë prova drithëruese për bashkëjetesën e segmenteve të politikës me segmentet e krimit. Tentativa për të përfituar nga posti ka patur dhe do të ketë. Tentativa për të bërë shantazh ka patur dhe do të ketë.

Lexo edhe :  Zjarret, ironizon Rama: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë

Por mund të kemi provë dramatike të bashkëjetesës së politikës me ato të krimit. Kjo do të thotë, vepra më e rëndë penale i thith të gjithë të tjerat.

Në këtë seri dyshimesh, veprash penale, deri tani ende nuk ka dalë diçka tjetër dhe ishalla nuk ekziston, që të jetë më e rëndë se këto. Deri tani po shohim pjesën e sipërme të ajsbergut. Poshtë, ende nuk e dimë se çfarë ka. Është një simbiozë e frikshme mes krimit dhe segmenteve të politikës. Kjo duhet të na shqetësojë.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV