Belerit iu mohua betimi/ Reagon ambasadorja greke: Goditje e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Konstantina Kamitsi ka reaguar për herë të parë lidhur me vendimin e marrë ditën e djeshme nga GJKKO, për të mos lejuar Fredi Belerin të dalë nga qelia për tu betuar si kryetari i Bashkisë së Himarës.

Në një prononcim për mediat, nga Himara, aty ku dhe udhëtoi mëngjesin e sotëm për të marrë pjesë në konsituimin e Këshillit Bashkiak, tha se mungesa e Belerit në mbledhjen e parë përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës.

Mungesa e kryetarit të zgjedhur në mënyrë demokratike, Fredi Beleri në mbledhjen e parë të këshillit  bashkiak përbën goditje të madhe në shtetin e së drejtës dhe parimin themelor të prezumimit të pafajësisë”, tha ajo.

Ambasadorja greke u shfaq mëngjesin e sotëm pranë ambienteve të Bashkisë së Himarës së bashku me kryetarin e PBDNJ, Vangel Dule, të cilët së bashku me familjarët e Belerit ndoqën nga afër betimin e Këshillit Bashkiak.

Ndërkohë, Fredi Beleri nga qelia e burgut iu drejtua me një letër Këshillit Bashkiak, i dalë nga zgjedhjet e 14 Majit.

Në letrën e tij, Beleri thekson se si një qytetar i cili ka mësuar që të mbrojë idetë e tij për liri dhe demokraci do të vijojë të durojë deri në momentin që drejtësia të triumfojë, pasi pavarësisht sulmeve të bëra ai beson te e vërteta. Kujtojmë se një ditë më parë Gjykata Speciale rrëzoi kërkesën e Fredi Belerit, i cili kërkoi të shkojë këtë të martë përpara Këshillit Bashkiak e të betohet si kryetar i Himarës.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për blerje votash.

Të fundit

Eurostat: Të rinjtë shqiptarë janë të fundit në Europë për njohuritë digjitale

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka...

Barcelona kërkon dështimin e Liverpool, anglezët duan 70 mln euro

Barcelona po interesohet për Darwin Nunez, sulmuesin uruguaian për të cilin pati kritika të shumta sezonin e kaluar, për shkak të formës jo të...

“Kujdesu për babain tim”, fjalët e fundit të pilotit para tragjedisë së Air India

Disa javë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India në Ahmedabad, ku humbën jetën 260 persona, po dalin në dritë detaje të reja...

LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe...

Arsyeja pse partitë e reja dështojnë është se populli kërkon sofrën

Shqipëria është një vend me polarizim të madh. Madje, sot polarizimi politik i'a kalon edhe periudhës Komuniste! Në kohën e Regjimit kishte "Bijtë e...

Lajme të tjera

Web TV