“Do ketë shpërndarje të madhe droge në plazhe”/ Gazetari ngre dyshimet e forta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një paralajmërim ka ardhur ditën e sotme nga gazetari Artan Hoxha në lidhje me rastet e kapjes së shpërndarësve të lëndëve narkotike.

Hoxha tha në një dalje për mediat se rastet do rriten gjatë stinës së verës për shkak edhe të rritjes së turizmit.

Ai deklaroi se shpërndarja më e madhe lëndëve narkotike ndodh në festat që organizohen në zonat bregdetare, ndërsa këtë vit përmendi dy të tilla.

Por gazetari hodhi dyshime për personin që furnizon shpërndarësit nëpër plazhe.

“Do kemi raste tani është verë dhe gjatë verës historitë me produkte narktotike janë më aktive. Shqipërisë i rritet ndjeshëm numri i turistëve dhe ata kanë nevojë…

Patëm dy festa gjatë muajit të kaluar. Mos gaboj, një festë në Dhërmi dhe një festë te Rana e Hedhun.

Te Rana e Hedhun kanë shkuar diku te 17 mijë pjesëmarrës, kryesisht të huaj dhe në Dhërmi diku te 15 mijë. Dhe unë me shaka them, ore po kush e fitoi tenderin për t’i furnizuar?

Sigurisht që janë furnizuar. Aty (në festë) nuk hyn askush se nuk i lejon askush aty brenda. Aty ka pasur një veshje tipike plazhi.

Rana e Hedhun ishte më e koordinuar dhe ata që e kishin marrë projektin e kishin marrë me siguri dhe nuk pati incidente.

Në Dhërmi qe më shumë interesante. Vjet u kapën ca shtetas nga Kosova, sivjet u kapën anglezë, që shisnin drogë të kombinuar. Në Shqipëri vjen kokaina e pastër nga 90 e kusur % nga Ekuadori”, u shpreh ai.

Sa i përket dy anglezëve të arrestuar duke shpërndarë drogë, Hoxha deklaroi se tërhoqën vëmendje për shkak të lajmeve të muajve të fundit për trafikantëve shqiptarë në Angli.

Lexo edhe :  Rama: Një tjetër 'mur kinez' ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

“Dhe në rastin e Dhërmit ra në sy se ne duhet t’i kërkonim Rishi Sunak që t’i lërë ata trafikantët atje se me shtëpi bari merren dhe të vijë të merren me trafikantët këtu që po shesin lëndë narkotike nëpër plahet shqiptare. Se po dukej sikur nuk kemi këtu as punëtorë për të shpërndarë”, theksoi gazetari.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV