Euro zbret nën 107 lekë, kush fiton dhe kush humbet nga pikiata drastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro ka zbritur sërish sot nën kuotën e 107 lekëve, duke iu rikthyer trajektores rënëse, që ishte ndalur disi pas ndërhyrjes në treg të Bankës së Shqipërisë ditë më parë, e cila bleu 15 milionë euro.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 106.91 lekë, me rënie prej 0.13 lekë në raport me të premten e javës së kaluar.

Më e fortë ishte tkurrja e dollarit, që zbriti në 97.75 lekë, ose 0.48 lekë më pak se të premten.

Në datën 9 qershor, euro arriti minimumin historik të të gjitha kohërave, në 105.62 lekë.

Në krahasim me fillimin e vitit euro është nënçmuar me 10.55 lekë, ose me 9%.

Ndërsa në raport me fundin e qershorit të vitit të kaluar, euro tregtohet 12.5 lekë më pak, me rënie prej 10.5%.

Arsyet

Sipas aktorëve të tregut, rënia e fortë e euros lidhet me dy faktorë:

-Së pari, fluksi i lartë i valutës informale që ka rritur ndjeshëm ofertën e euros në treg. Muajt e fundit janë shtuar blerjet e pasurive të paluajtshme në jug të vendit, ku transaksionet janë shpesh në cash. Kërkesa e lartë ka frytë dhe çmimet, që kanë arritur deri në 3 mijë euro për metër katror.

-Arsyet e dytë lidhet me efektet sezonale, teksa numri i turistëve është shtuar ndjeshëm, duke u bërë një tjetër faktor që ka ndikuar në qarkullimin e valutës në treg. Të patën deri në gusht, efektet sezonle pritet që të ushtrojnë presion në nënçmimin e euros.

Kush fiton dhe kush humb

Humbësit më të mëdhenj janë eksportuesit. Për një euro, ata arkëtojnë më pak se 107 lekë, nga 119 lekë një vit më parë. Eksportuesit, sidomos fasoni janë ankuar vazhdimisht se janë në situatë të vështirë për shkak të shtimit të kostove e mungesës së fuqisë punëtore, por goditjen e fundit po ua jep dhe zhvlerësimi i euros.

Lexo edhe :  Pandeli Majko: Nuk më mungon guximi për të vizituar Metën në burg, mbetet shoku im

Ata kanë kërkuar vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave arsyet e zhvlerësimit të fortë, ndërsa Banka i qëndron argumentit se kjo ka ardhur nga përmirësimi i ekonomisë.

Ata që paguhen në euro janë një tjetër kategori, që e pësojnë, pasi kur konvertojnë eurot po marrin gjithnjë e më pak lekë.

Turistët, sidomos ata të Kosovës, që janë pushues tradicionale dhe vijnë shpesh, po e ndiejnë më tepër, pasi përveç shtrenjtimit të çmimeve marrin më pak lekë kur konvertojnë eurot.

Të fituar janë importuesit, që po i blejnë produktet gjithnjë e më lirë, teksa kjo nuk duket të reflektohet në çmime më të lira te konsumatorët fundorë, përkundrazi në maj inflacioni iu rikthye rritjes.

Kredimarrësit që kanë hua në euro dhe paguhen në lekë dalin të fituar, pasi u duhen më pak para për të blerë të njëjtën sasi valute.

Qeveria është i fituari tjetër për shkak të uljes së kostos së shërbimit të borxhit në valutë. /Monitor

Të fundit

Jorida Tabaku publikon spotin elektoral si kandidate e PD-së për qarkun Tiranë

Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për qarkun Tiranë, Jorida Tabaku, ka publikuar spotin e saj elektoral...

Shkatërruan lokalin për ta plaçkitur, kamerat tradhtojnë 2 hajdutët

Tentuan plaçkitjen e një lokali gjatë natës duke thyer xhamat, me qëllim vjedhjen e xhiros ditore, arrestohen nga policia 2 të dyshuarit, njëri prej...

Teleskopi më i madh diellor në botë kap një imazh të Diellit me detaje të mahnitshme

Një imazh i ri i Diellit i marrë nga teleskopi diellor më i madh në botë tregon sipërfaqen e yllit tonë më të afërt me detaje...

Diola Dosti: Ushqimi sot nuk ka më cilësi, baza e pothuajse të gjitha sëmundjeve…

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë nutricionistja Diola Dosti. Ajo na ka dhënë këshillat e saj për të...

Deklaroi se është transgjinore, vajza e Robert De Niros rrëfen sfidat gjatë rritjes

Airyn De Niro, vajza e aktorit të famshëm Robert De Niro dhe aktores Toukie Smith, ka dalë publikisht si transgjinore në një intervistë të...

Lajme të tjera

Web TV