Japonia një hap përpara në teknologji, njeriu tani mund të ketë gjashtë krahë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia gjithmonë ka dëshmuar se është shumë përpara pjesës tjetër të botës me teknologjinë, kësaj radhe studiuesit japonezë kanë sjellë një zbulim të ri teknologjik, krahë robotikë të cilat vishen si një çantë shpine dhe përdoren për të bërë çdo punë të mundshme, duke e kthyer një njeri normal me 6 krahë.

Të gjithë do të ishin kureshtarë të dinin se si do të dukej shoqëria nëse krahë robotikë do të ishin të disponueshme lirisht për t’u përdorur si biçikletat me qira në anë të rrugës?

Ekipi i Masahiko Inami në Universitetin e Tokios ka bërë të mundur pikërisht atë që deri para pak kohësh dukej e pamundur.

Krijimi më i fundit i teknologjisë duket se lë pas shprehjen “kam vetëm dy duar”, pasi falë ekipit të Inami idetë teknologjike të realizuara kanë prezantuar krahët robotikë të cilët bëhen pesë e trupit të njeriut duke kryer aktivitete nga më të ndryshmet, duke kthyer një njeri me dy duar në një njeri-robot me gjashtë duar.

Një video promocionale për “Jizai Arms” tregon dy balerina duke performuar një rutinë me krahë robotikë që dalin nga shpina e tyre, zbulon qëllime të tjera për të ardhmen.

“Në të ardhmen ne mund të shohim krahë që rriten nga shpina e njerëzve, ose drone të lidhur me njerëzit.Ndoshta dikush do të dalë me një sport që kërkon gjashtë krahë ose do të shpikë një lloj të ri noti,” tha Inami.

Inami thotë se ai u frymëzua nga kukulla tradicionale japoneze dhe një histori e shkurtër pothuajse horror nga romancieri Yasunari Kaëabata për një burrë që merr hua krahun e një gruaje të re dhe vazhdon të kalojë natën me të.

Lexo edhe :  Zjarret pushtojnë kontinentin europian, një i vdekur në Greqi

Duke marrë parasysh paraprakisht kritikat që mund të vijnë për këtë zbulim, Inami shprehet se ky krijim tekmologjik nuk është një rival i qenieve njerëzore, por diçka që na ndihmon të bëjmë çfarë të duam.

“Ky nuk është absolutisht një rival i qenieve njerëzore, por diçka që na ndihmon të bëjmë si të duam, si një biçikletë ose makinë . Ajo na mbështet dhe mund të zhbllokojë kreativitetin,” tha Inami.

Të fundit

Nazizmi okult: Vril, Thule, dhe misioni metafizik i Adolf Hitlerit

Përgatiti: Leonard Veizi  (pjesa e dytë – vijon nga numri i kaluar) Kur Xhimi Marrs hedh idenë se Adolf Hitleri ishte...

Rama për zjarret: Dy ditë e net ekstremisht të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira...

Mbrojtja thirrje urgjente për banorët e Nartës dhe të Delvinës: Evakuohuni menjëherë!

Pas situatës së vështirë me zjarret në Nartë të Gramshit dhe në Delvinë, Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë një tjetër thirrje për evakuim për...

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, mbetet në fuqi masa e arrestit në burg

GJKKO ka rrëzuar sot, gjatë séances së radhëskërkesën e ish presidentit Ilir Meta për të ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Kërkesa u shqyrtua...

“Mbi 10 mijë forca në terren”, Çako: Në luftë me flakët edhe qindra vullnetarë!

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur për Euronews Albania në lidhje me situatën kritike të krijuar nga zjarret që kanë përfshirë vendin...

Lajme të tjera

Web TV