Mane flet për sezonin e parë tek Bayern dhe për sherrin me Sane: “Gjëra të tilla ndodhin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sadio Mane u transferua me shumë bujë te Bayern Munich në verën e vitit të kaluar.

Mirëpo viti i parë në Munich nuk ka qenë më i miri i mundshëm për senegalezin, që nuk ka luajtur shumë, por edhe që është përfshirë në një skandal.

Mane goditi bashkëlojtarin e tij Leroy Sane me grusht pas ndeshjes ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

“Gjëra të tilla mund të ndodhin. Shkoi ashtu siç shkoi. Në fund arritëm të zgjidhnim problemin e vogël mes nesh”.

“E kemi lënë pas krahëve atë ngjarje, i takon së kaluarës. Do të përpiqemi të luftojmë së bashku që klubi të arrijë qëllimet e tij sezonin e ardhshëm“, u shpreh Mane.

Senegalezi foli edhe për të ardhmen e tij, ku tha se dëshiron qëndrimin në Munich.

“Po, me dëshirën e Zotit do të qëndroj te Bayerni. Mua më pëlqejnë sfidat, dhe Bayerni është një sfidë e madhe. Tani më takon mua të bëj gjithçka që duhet”.

“Ishte një sezon shumë i komplikuar. Mund të ndodhë, nuk ishte surprizë. Është normale”, u shpreh Mane.

31-vjeçari në vitin e parë te Bayerni zhvilloi 38 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ku realizoi 12 gola dhe asistoi në 6 të tjerë.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV