Një aksident ndodhi në orët e para të mëngjesit në në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, në Lezhë.
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetërn. Për pasojë ka humbur jetën 79 vjeçari, pasagjer në një nga mjetet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spitalin e Traumës për ndihmë më të specialuar mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Lezhë
Në mesnatë, në aksin rrugor Zejmen – Tale, në vendin e quajtur “Ura e Prekanit”, shtetasi 19 vjeç, banues në Kurbin, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi 53 vjeç, banues në Mirditë dhe pasagjer shtetasi 79 vjeç, banues në Mirditë.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasi 79 vjeç si dhe ndodhet në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore shtetasi 53 vjeç
Drejtuesi tjetër shtetasi 19 vjeç është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.