“Fyerja e myslimanëve nuk është liri e mendimit”/ Erdogan reagon për djegien e Kuranit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, denoncoi Suedinë për lejimin e një proteste gjatë së cilës një person dogji disa faqe të Kuranit, duke mjegulluar më tej shanset e vendit nordik për tu bërë vend anëtar i NATO-s.

Irakiani Salwan Momika, 37 vjeç, i cili jeton në Suedi e kreu protestën jashtë xhamisë kryesore të Stokholmit pasi policia suedeze dha leje për mbajtjen e këtij aktiviteti.

“Ne do t’i mësojmë përfundimisht perëndimorët arrogantë se fyerja e myslimanëve nuk është liri e mendimit”, tha Erdogan në një fjalim televiziv.

Në Irak një numër protestuesish u futën në ambasadën e Suedisë në Bagdad të enjten, të zemëruar nga djegia e Kuranit në Stokholm.

Një turmë mbështetësish të klerikut shiit, Moqtada Sadr, qëndruan brenda kompleksit për rreth 15 minuta, më pas u larguan ndërsa forcat e sigurisë u vendosën në objekt.

Protesta ndodhi pasi Momika shkeli librin e shenjtë të myslimanëve dhe ndezi disa faqe të tij përpara xhamisë më të madhe të Stokholmit.

Kjo nuk është hera e parë që në Stokholm mbahen protesta në të cilat është lejuar djegia e Kuranit. Në janar, në Stokholm një person dogji Kuranin, që çoi në reagim të ashpër të Turqisë.

Ky incident thelloi mospajtimet mes Ankarasë dhe Stokholmit, teksa Turqia ende nuk ka ratifikuar pranimin e Suedisë në NATO.

Turqia ka thënë se bllokimi që i ka bërë Suedisë ka të bëjë me dështimet e këtij shteti për të shtypur grupet kurde, që Ankaraja i cilëson “terroriste”.

Të fundit

”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025

Revista prestigjioze e biznesit, ”Forbes” e ka renditur Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në...

Një mrekulli në xham: Lindja e jetës së parë në epruvetë

Më 25 korrik 1978, në spitalin e Oldhamit në Lancashire të Anglisë, u dëgjua për herë të parë e qara e një foshnjeje që...

Maxwell nuk hesht më! Nis zbardhja e dosjes “Epstein” që mund të rrëzojë figura të mëdha

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka përshpejtuar hetimet për çështjen Epstein, duke dërguar zëvendësministrin Todd Blanche të marrë në pyetje Ghislaine Maxwell, ish-e dashura dhe...

Kopshtet kineze në krizë, regjistrimet bien me 25% brenda katër viteve

Numri i kopshteve në Kinë është ulur me 1/4 gjatë katër viteve të fundit, duke çuar në mbylljen e dhjetëra mijëra institucioneve për fëmijë,...

Vendet e Gjirit dhe Turqia i kanë vënë syrin Sahelit

Shkëputja e rajonit afrikan nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara ka çuar në një diversifikim të aleancave të saj të politikës së jashtme. Rënia e...

Lajme të tjera

Web TV