Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Rama: Rajoni ynë nuk merret zvarrë nga një konflikt i kotë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot si një lajm të mirë progresin e idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka, theksoi Rama, “sot e mbështeti vetë presidenti Charles Michel”.

“Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kotë, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundërakuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal”, u shpreh Rama në një reagim në rrjetet sociale.

“Sot kur në Bruksel ka hyrë në axhendën e punës së Komisionit përgatitja e një plani të ri mbështetjeje financiare dhe ekonomike për vendet e rajonit tonë; kur Shqipëria përgatitet të presë Samitin e Parë të Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor; kur ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar, për ta çuar përpara këtë proces jetik për të ardhmen tonë të përbashkët europiane, duke forcuar lidhjet tona, ekonomitë tona, tregun tonë të përbashkët, Veriu i Kosovës po i ofron botës shfaqjen e një filmi bardhezi të Ballkanit të vjetër, i cili mund të argëtojë vetëm spektatorët cinikë në Lindje të kufijve të Bashkimit Europian…”, theksoi Rama.

“Autoritetet e Kosovës duhet ta dëshmojnë sot, me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit dhe Kosova nuk mund të jetë pëlhura e pavetëdijshme mbi të cilën projektohen ato ëndrra, ndërkohë që atyre u duket se po pikturojnë një tablo heroike për historinë”, përfundoi Rama reagimin e tij.

Të fundit

Ndalohen dy “skifterat shqiptarë” në Zvicër, njëri i kërkuar për vjedhje

Hetuesit e Policisë Kantonale të Zyrihut arrestuan dy hajdutë të dyshuar në zonën kufitare midis kantoneve të Zyrihut dhe...

OBSH kërkon më shumë angazhim në luftën kundër fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në luftën kundër fruthit, i cili është përhapur në 58 shtete, përfshirë...

Makina e kohës e 11 majit

Nga Ylli Pata Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale e vitit të 35 pas rrëzimit të komunizmit. Në garë për të fituar zgjedhjet është po ai...

Rama me të rinjtë në Durrës: Votoni që mos të emigrojmë si azilantë për të gjetur punë

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme nga Durrësi në një takim me të rinjtë për diferencën e madhe që ka, sipas tij, midis Shqipërisë...

Fanellë speciale, Inter bashkëpunon me Valentino Rossin

Lojtarët e Interit do të veshin një fanellë të re këtë të shtunë në ndeshjen ndaj Cagliarit si pjesë e një bashkëpunimi me shtatë...

Lajme të tjera

Web TV