4 herë në javë fasule, ‘sekreti’ i një jete të gjatë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A mund të jenë fasulet sekreti i një jete të gjatë të shëndetshme? Dan Buettner, një autor bestseller i ‘New York Times’, ka hulumtuar dhe raportuar mbi të ashtuquajturat “zona blu” për më shumë se 20 vjet.  Zonat blu i referohen rajoneve ku njerëzit jetojnë më shumë se 100 vjet. Janë identifikuar 5 zona blu në të gjithë botën: Në Sardenjë të Italisë, Okinaëa të Japonisë, Gadishulli Nicoya, Icaria në Greqi dhe Loma Linda në Kaliforni.

Gjatë këtij studimi mbi jetëgjatësinë, Buettner zbuloi se të pesta zonat kishin një gjë të përbashkët tek vaktet ditore: bishtajoret.

Shkencëtarët besojnë se një dietë me bazë bimore, kontribuon në jetëgjatësinë e njerëzve që jetojnë në këto zona.

Dhe ka kuptim, pasi bishtajoret kanë shumë vlera ushqyese, ato përmbajnë bakër, hekur, magnez, kalium, acid folik, zink dhe lizinë, një aminoacid i nevojshëm për shëndetin e njeriut. Ato janë gjithashtu plot me proteina dhe fibra.

Fibrat ju shpërblejnë me një mikrob të shëndetshëm të zorrëve dhe më pak inflamacion dhe funksion më të mirë imunitar”, tha Buettner për CNN. Buettner vlerëson se vetëm 5 deri në 10% e amerikanëve marrin fibrat që u nevojiten.

Fasule të ndryshme gjithashtu kanë një sasi të ndryshme ushqyese. Për shembull, fasulet e kuqe të errëta janë të pasura me kalium, ndërsa qiqrat janë një burim i mirë i magnezit. Po kështu, disa lloje fasulesh përmbajnë më shumë fibra dhe proteina se të tjerat. Si i tillë, Buettner këshillon të hani një shumëllojshmëri fasulesh për një profil optimal ushqyes. Fibra e tretshme në fasule mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe madje të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2 duke stabilizuar sheqerin në gjak. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se ngrënia e fasuleve katër herë në javë ishte e lidhur me një rrezik 22% më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Lexo edhe :  Babai i Ilaria Sulës: Rutina jonë është nga varrezat në shtëpi

Madje, fasulet janë më të shëndetshme se mishi dhe gjithashtu të përballueshme për t’u blerë.

Të fundit

Mallkimi bavarez i finaleve/ Mynih, qyteti ku humbasin favoritët në Champions

Parashikimet e cilësojnë si pretendentin kryesor. Gjithsesi, historia flet ndryshe dhe Paris SG është shumë larg lavdisë së një...

Përfundoi në burg në Gjemani/ Akili i Portokallisë rrëfen vështirësitë: Vidhja bukë

Aktori i Portokallisë, Akil Varfi ka rrëfyer në “S’e Luan Topi” disa nga vitet më të vështira në jetën e tij, të cilat i...

Mjegulla berishjane mbi ndërkombëtarët, kur një raport rrëzon zgjedhjet?

Ylli Pata Në zyrat e PR-it dhe enturazhin e Sali Berishës, po prodhohen fabula të ndryshme mbi raportet “ndërkombëtare” që sipas tyre kanë rrëzuar zgjedhjet...

Gjithçka gati për sfidën më të madhe të sezonit, formacionet zyrtare të finales PSG-Inter

Paris Saint-Germain dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare para finales së madhe të Ligës së Kampionëve. Dy ekipet do të takohen në ‘Allianz Arena’ të...

PD humbi zgjedhjet/ Tabaku: Na ka dëmtuar fakti që bëmë publike debatet e brendshme

Jorida Tabaku thotë se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Duke filluar nga mënyra se si u organizuan. “Nuk...

Lajme të tjera

Web TV