Bale flet për periudhën e Cristiano Ronaldos tek Real Madrid:”Zemërohej kur nuk shënonte”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë të rrallë të tij, pak kohë pasi ka varur këpucët në gozhdë, ylli uellsian i futbollit Gareth Bale, ashtu siç nuk pritej ka folur për të parën herë për raportin me Cristiano Ronaldo.

Për ish-shokun e tij të skuadrës te Real Madrid, në sezonet midis 2013 dhe 2018 ku formuan treshen e ëndrrave me Benzema, Bale shprehet se Ronaldo zemërohej, përplaste këpucët dhe i trembte njerëzit me reagimet e tij pas ndeshjeve ku nuk shënonte gol.

Duke folur në kanalin e YouTube të Martin Borgmeier në turneun e golfit BMW International Open Pro-Am, uellsiani konfirmoi se marrëdhënia e tij me megayllin portugez ka qenë kryesisht pozitive.

“Ai ishte në të vërtetë i mirë, por kishte momentet e tij. Për shembull, nëse ne fitonim me rezultatin 5-0 dhe ai nuk shënonte, ai hynte në dhomën e zhveshjes dhe i përplaste këpucët me zemërim. 

Por ai ishte një djalë i mirë, asgjë e keqe në marrëdhënien tonë, ne nuk kishim asnjë problem”, u shpreh uellsiani, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në janar pas gjashtë muajve te Los Angeles FC.

Bale u pyet nëse Ronaldo e falënderoi ekipin për ndihmën që ata i dhanë për  të fituar trofetë individualë dhe disa herëë Topin e Artë.

Fillimisht uellsiani u përgjigj: “Nuk e di… Unë mendoj se ai e bëri, por…“. Me të parë kamerën, Bale drejtoi gishtin nga ajo dhe ndryshoi përgjigjen.

“Po, e bëri”, tha 33-vjeçari duke qeshur.

Në fillim të këtij muaji, Bale bëri bujë teksa përzgjodhi Lionel Messin si lojtarin më të madh që ka fituar Ligën e Kampionëve, me fansat që e konsideruan zgjedhjen e tij si mospërfillje ndaj CR7.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV