Nuk ndalen tragjeditë në Francë, ndërron jetë protestuesi 19-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për një ditë tjetër Franca është në trazira pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia. Ndërkohë, siç u bë e ditur, një 19-vjeçar ka mbetur i vdekur mbrëmjen e së enjtes në Seine-Maritime, pasi ka rënë nga një lartësi prej 5 metrash.

I riu ishte në çatinë e një supermarketi kur dyqani ishte në qendër të trazirave. Ai u dërgua me vdekje truri në spital dhe pak orë më vonë u njoftua për vdekjen e tij.“Mund të konfirmoj se një i ri vdiq këtë pasdite pasi u rrëzua nga një çati që ishte ngjitur me një djalë tjetër”, tha prokurori publik i Rouen për RTL.

Në të njëjtën kohë, duke u kthyer me nxitim në Paris nga Samiti i Brukselit, presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi masa shtesë për të zbatuar rendin, pas një takimi urgjent ndërministror, pasi situata në vendin e tij mbetet shpërthyese pas vdekjes së një 17-vjeçari francezo-algjerian.

Në deklaratat e tij për vrasjen e Naelit të martën në mëngjes, Macron denoncoi “shfrytëzimin e papranueshëm të vdekjes së adoleshentit”, duke iu referuar ngjarjeve në Paris dhe njoftoi masat për të shtypur demonstratat. Veç kësaj, ai tundi gishtin ndaj prindërve duke u kërkuar që të mblidhnin fëmijët e tyre.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV