Francë, e drejta për abort do të vendoset në Kushtetutë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Annie Chemla nuk ka bërë ndonjëherë abort, por ajo ka luftuar për ato gra që kanë vendosur ta bëjnë një gjë të tillë. Ajo së fundmi ka botuar një libër për përvojën e saj si aktiviste për të drejtat e abortit, në fillim të viteve 1970.

“Aborti ishte i paligjshëm në Francë. Shumë gra u ndihmuan nga gra të tjera që të bënin aborte të rrezikshme ose kanë paguar shuma të mëdha mjekëve për ta kryer atë. Kishte nga ato që shkonin në Britani ose Holandë ku ishte e ligjshme”, tregon ajo

Aborti u legalizua në Francë në vitin 1975 me atë që njihet si “Ligji i Veil-it”, për nder të të mbijetuarës së Holokaustit dhe ish-ministres franceze të shëndetësisë, Simone Veil. Që atëherë ka pasur përmirësime në legjislacion. Nuk ka pasur asnjë përpjekje serioze për të ndryshuar legjislacionin francez.

Por mbështetësit e të drejtës për abort shqetësohen se mund të ndodhë, duke përmendur si shembull përmbysjen nga Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara, të vendimit Roe kundër Wade, duke ua lënë shteteve në dorë të vendosin mbi të drejtën për abort. Pas këtij vendimi, disa shtete amerikane i kanë ndaluar ose kufizuar abortet.

“Fakti që vendimi për abortin në SHBA u përmbys, ishte një tronditje për ne, sepse menduam nëse është e mundur aty, atëherë është e mundur edhe në Francë”, tregon Annie Chemla, aktiviste për të drejtat e abortit.

Vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të përfshijë të drejtën për abort në Kushtetutë. Të mërkurën, Senati francez miratoi një masë më të butë, garantimin e lirisë për abort, pasi dhoma e ulët miratoi të njëjtin legjislacion në janar.

Lexo edhe :  Studiohen pasojat që la në shëndetin e njerëzve pandemia COVID-19

Megjithatë, francezët kërkojnë dhe më shumë. Sondazhet tregojnë se shumica e njerëzve të anketuar në këtë vend, mbështesin ndryshimin e Kushtetutës.

Vatikani e ka kritikuar atë. Aktivistët kundër abortit paralajmërojnë se është një veprim i rrezikshëm.

“Ligji që legalizon abortin bie ndesh me liritë e tjera: të drejtën e jetës, të drejtën për shprehje të lirë etj. Ne mendojmë se duhet të ketë mundësi të tjera përveç abortit”, thotë Caroline Roux, nga organizata “Alliance Vita”

Por aktivistja Annie Chemla shqetësohet se edhe nëse vendoset në Kushtetutë, e drejta për abort mund të hiqet një ditë. Beteja mes atyre që janë pro dhe kundër ende vijon./O.S

Të fundit

Meghan Markle ndan foton e rrallë me fëmijët, ja si duken Archie dhe Lilibet

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka publikuar një fotografi të rrallë së bashku me fëmijët. Ajo bëri një postim në...

Gati më 2031/ Zbulohet projekti i ndërtimit të stadiumit të ri të Milanos, ja sa kushton

Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri të Milanos, me një vlerë prej 1.2 miliardë eurosh, ka hyrë në fazën e tij të realizimit....

Nga Bardhi te Gjekmarkaj, pse u shua zëri i deputetëve që ju bashkuan Berishës?

Ylli Pata Fushata elektorale nuk ka hyrë në kulmin e saj, pasi zyrtarisht ajo nis një muaj para 11 majit. Por edhe tani mund të...

I burgosur për pesë dekada, 89-vjeçari japonez merr shpërblimin e majmë

Jeta duket se është treguar më e padrejtë për këtë japonez. I akuzuar për vrasje ai vuajti dënimin me burg për më shumë se...

Maqedoni e Veriut/ Arrestohet gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls” në Koçan

Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov  Deko, ku janë konfiskuar pesë telefona dhe ato ende ndodhen në polici. Policia ka...

Lajme të tjera

Web TV