“Apokalips” në Francë, parizienët i vënë flakën qendrës tregtare, shkrumbohet godina

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parisi vijon të jetë i përfshirë nga trazirat, pas nisjes së protestave të dhunshme.

Qendra tregtare Croix-Blanche, është përfshirë nga flakët përgjatë trazirave që kanë shpërthyer në Francë pas vdekjes së 17-vjeçarit Nael nga policia.

Reparti i zjarrfikësve po punonte për të shuar zjarrin, por qendra tregtare e Mes-sur-Seine, e cila është pjesë e Ile-de-France, ishte shkatërruar plotësisht. Në vendngjarje shkuan forca të konsiderueshme, mirëpo flakët u përhapën në të gjitha godinat e qendrës tregtare që kishte 30 dyqane.

Probleme ka patur edhe nga tymi, për pasojë bashkia ka marrë vendimin për mbylljen e shkollave Kami dhe Abey. Në të njëjtën kohë, këshilli i qytetit anuloi të gjitha ngjarjet e planifikuara për fundjavën.

Video dhe foto të qendrës tregtare në flakë janë postuar tashmë në rrjetet sociale. Megjithatë, presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi mediat sociale se luajnë një rol të rëndësishëm gjatë trazirave, duke lehtësuar organizimin e protestave.

VIDEO 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV