Zbulohet paga vjetore e Princit William, shuma e rënë dakord 700 vjet më parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi është publikuar një raport financiar i familjes mbretërore britanike në të cilin zbulohet se sa pagë vjetore merr William, Princi i Uellsit.

Sipas raportit të lartpërmendur, William merr një pagë vjetore prej gati gjashtë milionë paund.

Të ardhurat e tij u rregulluan që në vitin 1337 nga Karta e Madhe e Mbretit Eduard III, me të cilën mbreti ia la të ardhurat nga Dukati i Cornwall djalit dhe trashëgimtarit të tij të madh. Shkurtimisht, 700 vjet më parë titulli i Princit të Uellsit erdhi me një përfitim të madh financiar, dhe vazhdon edhe sot.

Paga mblidhet nga të ardhurat vjetore neto nga pronat, investimet, si dhe nga dhënia me qira e pronave në pronësi të Kurorës. I njëjti rregull zbatohej për Mbretin Karli III kur ai ishte një princ.

Një pjesë e madhe e shpenzimeve të familjes mbretërore mbulohet nga xhepat e taksapaguesve dhe kjo taksë quhet Mbështetja e Shtetit. Ata janë paguar 86.3 milionë paund vitin e kaluar, që do të thotë se familja mbretërore i kushton çdo tatimpaguesi 1.29 paund në vit.

Por vetëm Princi i Uellsit ka të drejtën e të ardhurave fitimprurëse nga Duka i Cornwall. Princi William financon kështu shpenzimet e jetesës së familjes së tij, gruas së tij Kate, Princeshës së Uellsit dhe tre fëmijëve të tyre: George nëntë-vjeçar, Charlotte tetë-vjeçare dhe Louis pesë-vjeçar.

Të fundit

Çanin rrugët për të vjedhur energjinë, si u zbulua banda mafioze shqiptare në Angli?

Policia britanike ka zbuluar një rrjet të jashtëzakonshëm krimi ndërkombëtar të udhëhequr nga shqiptarë. Në një artikull të publikuar...

MUSE-X/ Panairi i parë i muzikës vjen në Tiranë

MUSE-X, panairi i parë i muzikës dhe arteve kreative vjen për herë të parë në Tiranë dhe në Ballkan në datat 11/12/13 prill. I konceptuar...

Zjarret në apartamente: Sa kushton sigurimi? Ponari: SIGAL dëmshpërblen në kohë

Sipas statistikave në Shqipëri ndodhin rreth 500 zjarre në vit si pasojë e pakujdesisë brenda ambienteve të shtëpisë. Bombolat e gazit , luhatjet e...

Gjermani, prodhuesi i makinave Audi shkurton 7500 vende pune

Prodhuesi i makinave Audi ka vendosur të shkurtojë 7,500 vende pune deri në fund të vitit 2029, si pjesë e një programi ristrukturimi që...

Të rrezikuar drufrutorët, dëbora dhe i ftohti shkaktojnë dëme në bujqësi

Bukuria e petkut të dëborës në qytetet e juglindjes, ka krijuar dhimbje koke për fermerët kryesisht ata që kultivojnë drurë frutorë. Disa kultura që...

Lajme të tjera

Web TV