E braktisën kur ishte foshnjë, 60-vjeçari bën zbulimin befasues për ish-shokun e klasës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë i cili ishte braktisur në një kosh kur ishte foshnjë, ka takuar gjysmë vëllanë e tij falë një emisioni që transmetohet në Angli, që ka në thelb bashkimin e familjarëve dhe gjetjen e njerëzve të humbur.

Së fundmi ky emision u fokusua tek Paul Connolly, i cili lindi në lindje të Londrës në vitin 1962. Nëna e tij pas një sërë problemesh e braktisi kur ai ishte vetëm disa javësh. Një fqinj dëgjoi të qarat e tij dhe thirri shërbimet sociale.

Gjatë emisionit, Paul tha se ai kishte qenë në kërkim të familjes së babait të tij, pasi provoi të kishte kontakte me të afërmit irlandezë të nënës së tij.

Por shikuesit u habitën kur u zbulua se jo vetëm që Paul kishte një gjysmë vëlla nga babai, Frankie Peroni, por djemtë kishin ndjekur pa e ditur të njëjtën shkollë në Essex, në të njëjtën kohë.

Përmes testit të ADN-së Paul zbuloi se ishte gjysmë maltez dhe zbuloi për ekzistencën e vëllait të tij. Paul dhe Frankie u ribashkuan mes shumë emocionesh.

“Sigurisht që ne e kemi gjetur njëri-tjetrin shumë vonë, por mendoj se duhet të jemi mirënjohës çdo ditë. Fillova të kërkoja babanë tim dhe në vend të kësaj gjeta një vëlla”, tha ai para kamerave.

Paul pati një fëmijëri të vështirë pasi u braktis nga nëna e tij dhe në moshën tetë vjeç u dërgua në shtëpinë e fëmijëve të St. Leonard në Hornchurch, Essex, ku tha se duroi shumë “tortura mendore” dhe “rrahje fizike”.

“Fjeta nën krevat. Rehatia ime ishte një thikë kuzhine me një dorezë druri, e mbajta atë për të qëndruar gjallë,” kujton ai.

Lexo edhe :  Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

Ai zbuloi se babai i tij ishte një pronar dyqani i quajtur Philip Psaila, i njohur gjithashtu si Pino, i cili fatkeqësisht vdiq në vitin 1968.

Paul tha se kishte kontakte të kufizuara me nënën e tij biologjike dhe tha se “ajo ishte e turpëruar që unë isha një fëmijë i paligjshëm”.

“Ajo kishte një edukim të vështirë dhe duhej të bënte atë që duhej të bënte për të mbijetuar. Ndoshta ishte gjëja më e mirë që ajo mund të kishte bërë me të vërtetë , “tha ai.

Të fundit

“Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

Kalaja e Shkodrës po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga atraksionet kryesore për turistët e huaj, veçanërisht...

Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të...

Përse ekstremizmi i djathtë urren Churchillin!

Historia tashma e shkrojtur dhe pranuar e tetëdhjet viteve të fundit - që i dha të drejtën morale Sh,B.A. dhe Britanisë madhe për të...

Shëndetësia në alarm/ Rikthehet sëmundja e frikshme që dikur zhduku miliona njerëz

Një banor i zonës së Liqenit Tahoe në Kaliforni ka rezultuar pozitiv me murtajë, njoftuan të martën autoritetet shëndetësore të shtetit. Sipas tyre, besohet se...

Fundi tragjik i Trockit, revolucionari që denoncoi ndarjen e kufijve shqiptar

21 Gusht 1940 - Pas atentatit një natë më parë ndahet nga jeta Leon Trocki Nga Leonard Veizi Më 21 gusht 1940, heshtja e një lagjeje...

Lajme të tjera

Web TV