Ngadalësohet rritja e besimit të bizneseve e konsumatorëve në ekonomi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmirësimi i besimit konsumator është ngadalësuar ndjeshëm në qershor, në krahasim me muajt e mëparshëm, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) regjistroi rritje me 0.8 pikë në muajin qershor. Aktualisht, niveli i TNE-së qëndron 19.6 pikë mbi mesataren afatgjatë, niveli më i lartë historik.

Rritja e TNE-së u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit e tregtisë si dhe nga përmirësimi i besimit konsumator.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 1.2 pikë përqindje në muajin qershor, i ndikuar pozitivisht nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse, kryesisht atyre të eksporteve.

Niveli i TBI-së aktualisht qëndron rreth 20 pikë përqindje mbi mesataren historike . Ndërkohë, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe për punësimin në të ardhmen janë ulur.

Pritjet e tyre për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë vijuar prirjen rritëse të muajve të fundit

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 2.2 pikë përqindje në muajin qershor, duke shënuar nivelin më të lartë historik. Ky tregues qëndron 37 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares afatgjatë.

Rritja këtë muaj u përcaktua si nga vlerësimet më të mira për aktivitetin aktual ndërtues ashtu dhe për nivelin e porosive aktuale. Ndërkohë, si pritjet për punësimin ashtu edhe ato për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u ngadalësua me 1.6 pikë përqindje në muajin qershor.

Megjithatë, niveli i TBSH-së qëndron rreth 27.5 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë duke shënuar një nga vlerat më të larta historike  Rënia e komponentit të ecurisë aktuale të aktivitetit ka ndikuar dhe në ngadalësimin e treguesit të besimit të sektorit përkatës.

Ndërkohë, niveli i kërkesës ka regjistruar përmirësim. Pritjet e bizneseve për kërkesën dhe punësimin në të ardhmen janë pothuajse në të njëjtat nivele me aktualen. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen nuk kanë pësuar ndryshime të rëndësishme në krahasim me muajin e kaluar .

Lexo edhe :  Skema e bujqësisë, nga nesër fermerët mund të aplikojnë për mbështetje financiare

Treguesi i besimit në tregti (TBT) vijoi prirjen rritëse, me rreth 0.7 pikë përqindje në këtë muaj. Kjo lëvizje u ndikua kryesisht nga vlerësime shumë optimiste mbi ecurinë e punësimit në të ardhmen të biznesit.

Niveli aktual i TBT-së qëndron rreth 15 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet për ecurinë e punësimit në të ardhmen u vlerësuan me rënie të rëndësishme këtë muaj.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) rezultoi i përmirësuar me rreth 0.6 pikë përqindje në muajin qershor.

Niveli i tij, prej muajit mars, qëndron mbi mesataren historike, për herë të parë që nga muaji shtator 2021. Përmirësimi i TBK-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësimi më pozitiv i tyre për blerje në shuma të mëdha aktuale dhe në të ardhmen .

Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.Treguesit me frekuencë tremujore1 shfaqën një ecuri pozitive me bazë të gjerë sektoriale për treguesin e gjendjes financiare të bizneseve krahasuar me rezultatet e vrojtimeve të tre muajve më parë.

Gjendja financiare e bizneseve u përmirësua gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023, në sektorin e industrisë (+8.8 pikë përqindje), ndërtimit (+4.7 pikë përqindje), shërbimeve (+7.9 pikë përqindje) dhe tregtisë (+6.6 pikë përqindje).

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve shënoi rritje në sektorët e shërbimeve (+0.5 pikë përqindje, në nivelin 82%) dhe tregtisë (+0.3 pikë përqindje, në nivelin 77%). Ndërkohë, në sektorin e ndërtimit ky tregues mbeti i pandryshuar në vlerën 76%.

Ky tregues rezultoi lehtësisht me rënie në sektorin e industrisë (-0.4 pikë përqindje, duke zbritur në 81.3%)./MONITOR

Të fundit

Trump sulmon Zelenskyn: Lufta është faji i juaj dhe i Biden! Rrezik për konflikt botëror

"I dashur President Donald Trump, ne ukrainasit e respektojmë qëndrimin tuaj, por ju lutemi , përpara se të merrni ndonjë vendim për...

Rama ndan pamjet nga Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE. Nën tingujt e këngës “Get Ready”, Rama shkruan: MIRËMËNGJES dhe...

“LaCivita, i paguar”/ Nuk është hera e parë që PD paguan lobista në SHBA!

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëlluimbi thotë se Chris LaCivita është i paguar nga PD, për t’i ardhur në ndihmë Sali Berishës. Në emisionin “360...

2024, rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit

Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur më ngadalë. Në vitin...

Lajme të tjera

Web TV