“Paraja shkakton ngarkesë emocionale”/ Si përballohet jeta më mirë, flasin psikologët

Në sytë tanë të pasurit i kanë të gjitha. Jeta e tyre është e bukur dhe pa stres. Por realiteti është ndryshe.

Paraja dhe stresi përgjithësisht ecin bashkë.

 “Njerëzit që kanë vështirësi financiare në fakt I përballojnë më me lehtësi dhe janë më të rezistentë ndaj problemeve të vogla të përditshmërisë. Nuk i vënë kaq shumë rëndësi një problem të vogël ankthi apo stresi, sepse janë mësuar ta mbajnë një nivel stresi.

Ndërkohë që njerëzit që kanë mundësi financiare e kanë shumë të theksuar problemin e ankthit.

Një problem i vogël t’u ndodhë I bën alert dhe kërkojnë të takojnë psikologun. Mundësitë financiare të sjellin edhe ngarkesë emocionale. Sa më shumë mundësi të tilla të kesh nuk do të thotë që ti je I qetë.

Zakonisht njerëzit që kanë financa të mira kanë probleme në marrëdhëniet më fëmijët e tyre dhe më bashkëshortet. Shumë vijnë për terapi në çift”, tha psikologia Valbona Treska.