Reforma në Drejtësi/ Pozitë-opozitë ndahen në vlerësimet për drejtësinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës patën këndvështrime të kundërta në lidhje me efikasitetin e drejtësisë së re. Mazhoranca u shpreh se kemi hyrë në një “epokë të re” të sistemit të drejtësisë ndërsa opozita i cilësoi si të kapur nga qeveria.

Në Parlament pasi folën drejtuesit e pesë institucioneve të drejtësisë së re pati debate politike. Deputetët e mazhorancës duatrokitën fjalimet e “njerëzve të drejtësisë”, ndërsa mazhoranca zgjodhi më shumë heshtejn, duke mos anatemuar drejtëpërdrejtë institucionet e reja të drejtësisë, por e lidhën politikisht, duke nënkuptuar se ato tashmë janë të kapura nga mazhoranca. Ish-ministri i Drejtësisë dhe anëtari i Komisionit të ligjeve, Fatmir Xhafaj nga Kuvendi ka folur për reformën në drejtësi ku tha se është e pamundur që të kuptohen ndryshime në 4 vite, por kjo e fundit ka filluar të japë ‘frytet’. Xhafaj tha se prokuroria e Posaçme, SPAK ka filluar të japë goditjet e para ndaj pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë, kjo dhe falë mbështetjes së ndërkombëtarëve. “Katër vjet janë shumë pak për të kuptuar ndryshimet, por në këto pak vite ka ndodhur e paimagjinueshmja. Institucionet e Drejtësisë me Kushtetutën gëzojnë një pavarësi të plotë, ashtu duhet të jetë dhe në vendimmarrjen e prokurorëve, gjyqësore. Kemi sot goditjet e para ndaj pandëkueshmërisë korruptive, përfshi dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, është momenti që SPAK përmes hetimeve proactive mbështetur në ligj dhe prova të dëshmojë forcën për dhe autoritetin e tij ndaj disa çështjeve me ndjeshmëri të lartë publike”, tha ish- ministri i Drejtësisë Fatmir Xhafaj.

Ai tha se në këto 3 vite SPAK ka iniciuar dhe realizuar me sukses hetimet ndaj grupeve kriminale. Sipas tij kjo tregon se një pjesë e krerëve janë në kërkim ndërkombëtar. “Qëndrueshmëria pozitive në drejtësi është dhe falë mbështetjes së BE dhe SHBA, duhet ti jemi mirënjohjes dhe ambasadorëve që mbajtën në fokus reformën në drejtësi”, tha Xhafaj. Deputetja Flutura Açka, në fjalën e saj në Kuvend ka kritikuar ashpër qeverinë Rama, duke e akuzuar për korrupsionin në vend. Gjatë fjalës së saj Açka i bëri thirrje drejtësisë, të merret me korrupsionit dhe të guxojë t’i afrohet njerëzve të pushtetit. “Prokurorë ndihmojeni shtetin, por jo duke i ardhur rrotull oborrit të korrupsionit. Merruni me princërit e vërtetë dhe guxoni t’i afroheni mbretërve të korrupsionit. Mos kërkoni që shqiptarët të bëjnë edhe pagesën e frikës për ju.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit, KQZ certifikon rezultatet për 12 qarqet e Shqipërisë

Ngrihuni në lartësinë e duar. Mbase kërkojmë shumë të themi se duam standarde europiane të drejtësisë, por shihni rastin e Kroacisë”, tha ajo. Ish- kryeministri Sali Berisha ka ngritur si shqetësim në seancën e djeshme parlamentare emërimet në systemin e drëjtësisë. Berisha kësaj here nuk ka sulmuar kryeministrin Edi Rama por deputeten Ermonela Felaj për emërimet që ajo ka bërë në drejtësi si ish prokuore por edhe se bashkëshorti i saj është brenda këtij sisitemi. Mëse e shkurtër dhe e fokusuar te çështja emërimeve në drejtësi ka qenë fjala e Sali Berishës në seancën parlamentare të kësaj të hëne. “Vetëm ti nuk duhet të flasësh, se e shndërrove Prokurorinë e Tiranës në një strofull familjare. Turp, turp, turp!”, iu drejtua Berisha-Felajt. Berisha akuzoi mazhorancën se ka kufizuar kohën për debat në ditën kur raportohet për drejtësinë. Sipas tij kjo lëvizje tregon se ata janë të frikësuar prej krimeve elektorale. “Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin, kur në përputhje me Kushtetutën, drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj. Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313, apo të Peqinit. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, jo elektorale, ordinere, aferat korruptive. Dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale, dhe nuk keni as dinjitetin, nuk keni as minimumin e guximit”, tha Berisha.

 

Të fundit

Atentati në Durrës, detajet e fundit: I plagosuri shkoi në komisariat për ndihmë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Durrës. Mësohet se një person në zonën e Fllakës...

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sqaruar situatën mbi rastet e helmimit në Kopshtin Nr. 1 të qytetit të Gramshit. Sipas AKU-së, pas të gjitha analizave...

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe fitues nga Partia Demokratike. Ajo...

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor dhe me shumë mundësi do...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Lajme të tjera

Web TV