“Tirana nuk ka pushim gjatë verës”/ Veliaj: Këtë vit presim 7 milionë turistë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse për shumëkënd stina e verës është kohë për pushime, bashkia e Tiranës do të jetë në punë, për të përmirësuar infrastrukturën në kryeqytet.

Në një intervistë televizive kryebashkiaku Erion Veliaj tha se gjatë muajve të verës Tirana do të jetë një kantier ndërtimi.

“Në këtë mandat, fokusi më i madh do të jetë në Bulevardin e Ri. Nëse Sheshi apo Liqeni plotëson nevojat për festivale të hapura, na duhet një hapësirë edhe më e madhe se Pallati i Kongreseve për kongrese dhe seminare. Sigurisht, duke e ruajtur Pallatin e Kongreseve në Bulevardin e vjetër, por duke krijuar një hapësirë të ngjashme në Bulevardin e Ri.

Shqipëria krejt papritur, nga vendi që prodhonte më shumë dramë, është bërë vendi më stabël në rajon dhe kërkon që shumë gjëra rajonale të organizohen në Shqipëri. Por shumë prej hapësirave tona për panaire nuk mjaftojnë.

Ndaj, kemi identifikuar një hapësirë tjetër pranë Farkës, aty ku kemi mbaruar tregun Agro-Ushqimor, për të pasur edhe aty një hapësirë për panaire masive. Kemi disa shkolla që jemi duke përfunduar, duke filluar nga shkollat “Musine Kokalari”, “Emin Duraku”, “Lekë Gjiknuri”.

Janë një buqetë tjetër shkollash që do të hapen ose në fillim të semestrit ose gjatë semestrit, si shkolla “Partizani”, gjimnazi me famë i Tiranës është në prag të përfundimit. Jam shumë krenar për punën që kemi bërë aty.

Do të jetë një verë me shumë punë. Si është ai parimi: “Kush punon, edhe feston”. Kështu që, do të kemi festa, do të kemi edhe goxha punë të mira për qytetin”, deklaroi Veliaj.

Ai foli dhe për disa nga aktivitetet sportive që bashkia do të organizojë përgjatë muajve të verës në kryeqytet. “

Këtë vit do të fokusohemi shumicën e verës në aktivitete sportive. Sapo mbaruam kampionatin kombëtar të notit. Tani që pishinat i janë rikthyer Bashkisë së Tiranës, e keni parë se çfarë pune fantastike kemi bërë aty. Po organizojmë shumë kampe verore sportive, kryesisht për fëmijët në nevojë.

Lexo edhe :  Gara e primareve në PD, përfundon afati për dorëzimin e kandidaturave

Nuk dua që asnjë fëmijë të ngelet pas në Tiranë. Ndoshta nuk i kanë mundësitë të shkojnë të bregdet, ndoshta vijnë nga kushte të vështira familjare, jemi siguruar që për ta të ketë kampe verore që ushqimi, argëtimi, animacioni të bëhet nga stafi i bashkisë së Tiranës.

Ndoshta jo të gjithë kanë madhësinë e finales së “Conference League”, por edhe një kampionat noti, apo një kampionat taekëondo-je që sjell 1600 fëmijë, nga Islanda deri në Turqi, sjell super biznes për Tiranën”, u shpreh Veliaj.

Ndërkaq, ai theksoi se numri i lartë i aktiviteteve me emrat më të njohur të muzikës botërore e ka kthyer Tiranën në një qendër të turizmit kulturor.

Veliaj u shpreh optimist se Tirana këtë verë do të presë 7 milionë turistë.

“Vjet kishim një numër rekord, 4.5 milionë turistë në Tiranë. Këtë vit presim 7 milionë turistë. Sot pa më të voglin dyshim kur dikush thotë do ndodhë një gjë e madhe në Ballkan, probabiliteti është shumë i lartë që ajo është në Tiranë.

Nëse është politike, nëse është kulturore, nëse është një forum, nëse është një konventë, nëse është një koncert, nëse është një seminar, nëse është një kongres, fluksi i turistëve, vetëm të hysh dhe të dalësh nga Bashkia e Tiranës është bërë e pamundur.

Ajo që dua t’ju kujtoj është që në Tiranë punojnë rreth 10 mijë vetë në industrinë e turizmit. Tirana është padyshim qyteti që po rritet më shpejt, po modernizohet më shpejt”, nënvizoi ai.

Të fundit

Veliaj e gjen më në fund/ Më ka futur në burg Saliu

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Në këtë reagim të tijin më në...

A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

Nga Ben Andoni Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit të zgjedhjeve: Na u vodhën...

Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

Nga Ylli Pata Shkrimet tangenciale të disa mediave greke që nuk hyjnë tek ato gazeta të njohura e me traditë në Athinë, në lidhje me...

Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar!

Indiane dhe filipineze janë punësuar në Vlorë kryesisht në turizëm dhe peshkim, për shkak se në vend mungon krahu i punës. Haxhiu, është njëri...

Veliaj s*lmon Olsi Dadon nga qelia:Menduan se duke më mbyllur brenda do më mbyllnin gojën

Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit të PD-së, arrestimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV