Firmosen marrëveshjet me 12 Bashki/ Manastirliu: Zgjerojmë shërbimet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miratohet financimi për 12 bashki, të cilat do të përfitojnë me projektet e këtij viti, nëpërmjet Fondit Social, një mekanizëm financiar i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që mbështet bashkitë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor.

Në një aktivitet të organizuar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, janë firmosur marrëveshjet e bashkëpunimit mes Shërbimit Social Shtetëror dhe 12 Kryetarëve të Bashkive për monitorimin e shërbimeve që do të financohen këtë vit nëpërmjet Fondit Social.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka nënvizuar se nëpërmjet Fondit Social do të zgjerohet mbështetja për ngritjen e shërbimeve sociale në territor për të gjitha kategoritë më në nevojë.

“Ne do të mbështesim 12 bashki dhe dy qarqe për ngritjen e shërbimeve sociale, duke e çuar në 54 numrin e qendrave të përkujdesit social në të gjithë vendin.

Eshtë një hap i rëndësishëm drejt standartizimit të shërbimeve sociale, një hap i rëndësishëm drejt pikëprerjes së objektivave të strategjisë sonë me shërbimet sociale në territor.

12 bashki sot do të firmosin një marrëveshje, e cila ka të bëjë me monitorimin e shërbimeve që financohen nga Fondi Social, ku Shërbimi Social Shtetëror do të ketë rol specifik për monitorimin e standardeve të këtyre shërbimeve.

Rrjetit tonë në terren do t’i shtohen një armatë e re me punonjës socialë, psikologë, kujdestarë. Deri tani kemi më shumë se 490 punonjës që janë përzgjedhur nga bashkitë, por tashmë ne do të punësojmë më shumë se 100 punonjës të tjerë për orfimin e shërbimeve sociale qytetarëve më në nevojë” – theksoi Manastirliu.

Gjatë fjalës së saj, ministrja nxiti drejtuesit vendorë të përfshijnë gjithn jë e më shumë shërbimet për shtresat në nevojë në planet e tyre sociale, duke garantuar mbështetjen edhe nga qeveria qendrore.

“Fondi Sociali filloi me 200 milion lekë në vit mbështetje për bashkitë. Duke analizuar nevojat e bashkive, vendosëm që ky fond të rritej me 30%, duke arritur në një mbështetje për të gjitha bashkitë në 300 milion lekë”– tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Ngrica dhe temperatura të ulëta, njihuni me parashikimin e motit për këtë të enjte

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka vlerësuar mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Fondit Social për financimin e shërbimeve në territor.

Dua të falenderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drejtorinë e Shërbimit Social për mundësinë që na ka dhënë për të financuar disa projekte që kanë të bëjnë me shtresat në nevojë. Shërbimi i lëvizshëm që u mbështet me Fondin Social për personat me aftësi të kufizuar është vërtet një shërbim shumë i rëndësishëm dhe që po rezulton shumë efikas.

Edhe shërbimet e reja që do të financohen na bëjnë më shumë optimist që jemi në rrugën e duhur për të mbështetur shtresat në nevojë”– tha Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë së Lezhës.

Kryetarja e Bashkisë Bulqizë, Festime Mjeshtri, ka vlerësuar mbështejen nga Fondi Social për herë të parë për këtë bashki, për shërbimet e përkujdesit social edhe për personat me aftësi të kufizuar në zonat më të thella të kësaj bashkie.

“Në suportin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, modeli i shërbimit të specializuar në një qendër- familje, është bashkëveprim i shërbimeve qendër, familje, shkollë, për të adresuar numrin e madhe të fëmijëve dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara në zonat e thella të Bashkisë Bulqizë.

Projekti që kemi propozuar për mbështetje nga Fondi Social do të bëjë të mundur që ky shërbim të shtrihet në 8 njësitë administrative të Bashkisë Bulqizë“- tha Festime Mjeshtri.

Duke folur për mbështetjen e kategorive në nevojë kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, tha se: “Bashkia e Kamzës sot që flasim i ka përkushtuar 45 milion lekë të reja në vit problemeve sociale. Së fundmi kemi hapur edhe në qendër multifunksionale për fëmijët me aftësi ndryshe.”

Mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Fondit Social, u akordohet bashkive prej 4 vitesh. Nga fillimi deri më sot, Fondi Social ka mundësuar financimin për ngritjen e 54 shërbimeve të përkujdesit shoqëror nga të cilat, kanë përfituar 36 bashki dhe 7 qarqe.

Të fundit

Një inspektor krimesh hyn me gomar në Big Brother Vip!

I njohur si Zebervoki, ai është banori më i ri i Big Brother Vip 4. Personaliteti i njohur i rrjeteve...

Usyk “gdhënd” emrin e tij në historinë e boksit, ukrainasi mposht sërish Tyson Furyn

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Bien sërish temperaturat/ Parashikimi i motit për sot, 22 dhjetor 2024

Depërtimi i masave ajrore të ftohta nga verilindja e kontinentit do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie...

Horoskopi ditor, 22 Dhjetor 2024

Dashi Nuk do jeni shumë të kthjellët sot për atë që duhet të bëni në jetën në çift dhe do debatoni herë pas here me...

VIDEO/ Fund dramatik, Atletico Madrid mposhtin Barcelonën në minutën e fundit të sfidës

Fund dramatik në duelin mes Barcelonës dhe Atletico Madridit. Skuadra e Diego Simeones, arriti të triumfonte me përmbysje 1 me 2 falë golit të...

Lajme të tjera

Web TV