Shqiptarët nuk i ndahen “ëndrrës amerikane”, të tretët në Evropë për aplikimet e Lotarisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria renditet ndër 20 vendet e para që mban një numër të lartë aplikimesh për Lotarinë Amerikane.

Sipas të dhënave të marra nga Departamenti Amerikan i Shtetit të përpunuara nga Scan Intel, numri i shqiptarëve që aplikojnë për Lotarinë Amerikane, ka qenë në rritje ndër vite, me përjashtim të vitit 2021, vit që përkon me kufizimet e pandemisë Covid-19.

Shifrat tregojnë se në vitin 2021 numërohen 240.886 aplikime, për vitin 2020 janë 345.000 aplikime dhe në vitin 2019 janë regjistruar 331.000 aplikime, të cilat përfshijnë jo vetëm ato individuale, por edhe familjarët e aplikantëve.

Numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane ka pësuar një tkurrje në vitin 2021, me 30.2%, por ky ishte viti kur Covid-19 paralizoi udhëtimet në të gjithë botën, për shkak të infektimeve.

Në Evropë, Shqipëria renditet e treta pas Ukrainës dhe Rusisë, dy shtete që mbajnë numër rekord për aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV