Vjosa Osmani konfirmon takimin me Ramën/ Presidentja takohet nesër me kryeministrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet nesër në Prishtinë me kryeministrin Rama në orën 16:00.

Pavarësisht refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për ta pritur në një bisedë kokë më kokë, Edi Rama do ta vizitojë Kosovën, por do të takohet vetëm me presidenten.

Vetë Edi Rama, në një dalje për mediat, nuk e komentoi gjatë përplasjen e re me Albin Kurtin, por vetëm konfirmoi se ai do të jetë në Kosovë të enjten në mbrëmje.

“Jam këtu vetëm për këtë vendim, sa i përket vajtjes nesër në Prishtinë dhe gjithë turit, do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë”, u shpreh Rama, në përgjigje të interesit të medias në përfundim të mbledhjes së qeverisë.

Të fundit

“Shiti 5 mld euro naftë dhe nuk pagoi taksa”/ Bankers duhet të hetohet nga SPAK!

Gazetarja Klodiana Lala, dha detaje nga aksion i Prokurorisë së Fierit, e cila ka lëshuar 14 masa sigurie për...

SHBA/ Pas 18 vitesh pa shpresë, çifti bëhet me fëmijë falë inteligjencës artificiale

Kjo është historia e një çifti në SHBA të cilët pas 18 vitesh përpjekje për tu bërë prindër, më në fund arritën të realizonin ëndrrën e...

249-vjetori Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohje për partneritetin strategjik

SHBA sot feston 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë të veçantë për popullin amerikan presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në rrjetet sociale shprehte...

Me bllok në dorë, Rama shkon në selinë rozë! Mbledh sërish deputetët e Tiranës

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në selinë e PS, ku do të vijojë mbledhjen me drejtuesit e zgjedhur të qarkut. Kreu i qeverisë shihet me...

“Më mori në telefon babai i Suel Çelës…”/ Klodiana Lala rrëfen bisedën e tensionuar

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për sekuestrimin e 4 milionë euro pasuri, që dyshohet se...

Lajme të tjera

Web TV