Vrasja e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg autorin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 vite burg Fredi Rrushin, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit nga Tirana, Ruzhdi Hoxha.

Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 15 vite burg, por për shkak të vendimit të shkurtuar, Rrushit i ulet 1/3 e dënimit, kështu autori do të vuaj 10 vite burg.

Ndërsa me 1 vit e 6 muaj burg është dënuar Pajtim Rrushi, i cili akuzohet për moskallzim krimi dhe kryerje të veprimeve që pengojnë hetimin.

Biznesmeni nga Tirana Ruzhdi Hoxha u gjet i vdekur më 6 nëntor të vitit 2021 në periferi të kryeqytetit, në zonën e Qafë Mollës në Dajt.

Ruzhdi Hoxha dyshohet se ishte i përfshirë në aktivitete të kundraligjshme me mikun e tij Fredi Rrushi dhe prishja e pazareve mund të ketë sjell vrasjen e tij. Policia gjeti disa sende personale të cilat i përkisnin 43-vjeçarit, dhe më pas duke shtrirë hetimet ka gjetur dhe trupin e pajetë.

Ndaj autorit të dyshuar dhe të arrestuar Fredi Rrushi, për ngjarjen e 6 nëntorit 2021 rëndojnë akuzat e “armëmbajtjes pa leje” dhe e “zhdukjes së provave dhe kufomës”.

Atë kohë dhjetëra efektivë të Policisë së Tiranës ishin organizuar për gjetjen e biznesmenit. Ata kishin marrë informacion dhe nga familja e Hoxhës se si ishte veshur ai ditën që u zhduk. Nisur nga përshkrimi i familjes, efektivët kanë gjetur në zonën e Malit me Gropa një xhup me njolla gjaku që përputhej me atë të Ruzhdi Hoxhës.

Pak metra më tej, në një humnerë është gjetur dhe trupi i pajetë i tij. 43 vjeçari është qëlluar me armë zjarri dhe më pas është hedhur nga shkëmbi. Ruzhdi Hoxha dyshohet se është qëlluar me plumb pas koke.

Të fundit

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan...

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Forcat speciale ukrainase kanë shkatërruar dy bombardues në një bazë ajrore thellë brenda Rusisë, sipas agjencisë së inteligjencës së Ukrainës, SBU. Dy avionë të tjerë...

Futbolli spanjoll në zi pas ndarjes nga jeta të Ramos, mbrojtësit të Las Palmas

Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Zeben Ramos, mbrojtës i ri i Las Palmas. 23-vjeçari ndërroi jetë pas...

Kurti: Jemi furnizuar me arsenal ushtarak më shumë se kurrë

350 rekrutë të rinj u janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë e betimit të ushtarëve që i takojnë gjeneratës së dytë...

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në 5 milionë dollarë për dasmën...

Lajme të tjera

Web TV