Zyrtare/ Luis Enrique merr drejtimin e pankinës së Paris Saint-Germain

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk ka surpriza sa i takon trajnerit të ri të Paris Saint-Germain. Ai është Luis Enrique që tashmë edhe në formë zyrtare ulet në stolin e kryeqytetasve teksa spanjolli firmosi një kontratë dyvjeçare. Luis Enrique pason në këtë detyrë Christophe Galtier që u shkarkua nga detyra pas vetëm një sezoni.

Kujtojmë se aventura e fundit për Luis Enriquen ka qenë ajo me kombëtaren e Spanjës të cilën e udhëhoqi edhe në Botërorin e Katarit, aty ku iberikasit nuk shkuan përtej raundit të 1/8-tave. Në fjalët e tij të para si trajner i Parisit, 53-vjeçari u shpreh se i bindur se do të ketë në zotërim një skuadër të denjë për të fituar në çdo kompeticion ku merr pjesë.

“Jam shumë i lumtur t’i bashkohem Paris Saint-Germain për të shijuar një eksperiencë të re. për mua është shumë emocionuese të njoh njerëz të rinj, të jetoj dhe të mësoj një gjuhë të re. Por, mbi të gjitha është një kënaqësi e madhe të drejtoj PSG, jam i bindur se do të kemi një skuadër të madhe.

Mbappe? Ai është pjesë e Parisit në momentin që unë kam firmosur, por në merkato shumë gjëra mund të ndryshojnë. Nuk dua të flas shumë, do të bëjmë më të mirën për skuadrën e PSG-së”, u shpreh Enrique.

Të fundit

Superiore/ Skema e re e “Final Four”, ja ndryshimet që do të ndodhin në sezonin 2025/2026

“Final Four” pritet të pësojë ndryshim rrënjësor në edicionin e ardhshëm, ndërsa FSHF do të njoftojë vendimin zyrtar në...

Luçiano Boçi: Pas bregdetit, Rama po rrëmben edhe malin

Deputeti i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi, tha se Kryeministri Edi Rama po kërkon të rrëmbejë edhe malet e Shqipërisë, siç bëri me bregdetin,...

Përmet, 24-vjeçarja në gjendje të rëndë nga pickimi i gjarprit

Një vajze 24-vjeçareje i është rrezikuar jeta nga pickimi i gjarprit pasi në spitalet e vendit nuk disponohet ilaçi kundër helmimit nga gjarpri. E reja,...

Skandali tek RedBulli, flet ish-drejtuesi i F1: “Horner u tregua idiot”

Bernie Ecclestone, ish-shefi i Formulës 1, komentoi shkarkimin e Christian Hornerit, duke i hedhur benzinë zjarrit për çështjen e skandalit seksual, ku është përfshirë...

Salianji: Në burg luajta futboll pas 18 vitesh

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tregon se në burg i është rikthyer pasioneve të vjetra, siç është futbolli, teksa shprehet se kishte rreth...

Lajme të tjera

Web TV