A duhen konsumuar bananet shumë të pjekura? Ja çfarë thonë ekspertët…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se pothuajse çdo recetë për bukën me banane kërkon banane shumë të pjekura. E njëjta gjë për biskotat, petullat, kifletë, lëngjet dhe shumë receta të tjera të shijshme me banana.

Ndërsa bananet piqen, ato bëhen më të ëmbla dhe më aromatike, gjë që i bën ato më të shijshme dhe të shkëlqyera për receta të ëmbla. Ato janë perfekte për pjekje kur kanë njolla me ngjyrë kafe në të gjithë sipërfaqen e tyre.

Por sa të pjekura duhet të jetë në mënyrë që të konsiderohen të sigurta për konsum? A duhet t’i përdorni kur ato janë krejtësisht të zeza apo është më e sigurt t’i hidhni në koshin e plehrave?

A është e sigurt për t’i ngrënë dhe për të gatuar me bananet që janë shumë të pjekura?

Lajm i mirë është se bananet shumë të pjekura, edhe ato me një lëkurë krejtësisht të zezë, janë të sigurta për përdorim. Por kjo për sa kohë që në to nuk ka shenja të dushmke të mykut.

Ende nuk ka ndonjë studim që lidh sëmundjet e shkaktuara nga bananet që janë shumë të pjekura. Thënë kështu, nëse bananet tuaja janë të zeza dhe të buta, hapi juaj më i sigurt është t’i gatuani në vend që t’i hani. Ju mund t’i përfshni në një shumëllojshmëri recetash.

Sa më të pjekura të jenë bananet, aq më shumë lloje bakteresh mund të kenë. Edhe pse ato zakonisht nuk janë të dëmshme, ka raste që ato të shkaktojnë ndonjë shqetësim shëndetësor.

Për fat të mirë, nxehtësia vret çdo bakter patogjen që mund të ketë qenë i fshehur dhe të jetë shumëzuar në bananet e pjekura shumë. Prandaj gatimi konsuderohet si mënyra më e mirë për t’i vrarë ato.

Lexo edhe :  Revolucion në mjekësi!/ Shkencëtarët krijojnë dy antibiotikë nga inteligjenca artificiale

3 shenja që tregojnë se është koha për t’i hedhur bananet

Nëse vëreni prani të mykut në banane, është koha t’i hidhni në koshin e plehrave. Vetë lëkura e zezë nuk është myk. Myku në banane është i bardhë, gri ose jeshil i turbullt, ngjason shumë si myku që krijohet në bukë. Nëse një banane ka erë të kalbur ose të fermentuar ose i rrjedh lëng, atëhere duhet ta flakni atë.

Nëse edhe fruti brenda është i zi, kjo është një shenjë se banania juaj nuk mund të konsumohet më. Bananet e zeza janë të sigurta për t’u konsumuar për sa kohë që nuk ka myk të dukshëm, nuk erë të kalbur ose fruti brenda nuk është i zi. /AgroWeb.org

Të fundit

INSTAT: Rritet punësimi tek të moshuarit! Shkak emigrimi dhe pensionet e ulëta

Personat në pension janë duke u angazhuar gjithnjë më shumë në tregun e punës dike plotësuar hendekun që po...

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje, stuhi dhe alarm në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe alarme në disa zona. Në Siçili,...

Zbulimi që befasoi shkencëtarët, çfarë gjetën nën akullnajat e Grenlandës

Një studim i publikuar në Nature Geoscience më 30 korrik 2025 ka zbuluar një ngjarje që ndodhi në 2014, por u kuptua vetëm së...

Viti 1000, themelimi i Mbretërisë Hungareze

Në vitin 1000 (disa burime e vendosin në Krishtlindjen e vitit 1000, të tjera në 1 janar 1001), u kurorëzua Stefani I (István në...

Alimehmeti kërkon hapjen e PD: Pa një riformatim të vërtetë…

Një prej figurave më të votuara të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti, beson se Partia Demokratike duhet të riorganizohet dhe të...

Lajme të tjera

Web TV