E konfirmuar dhe nga Los Blancos, Arda Guler është zyrtarisht lojtar i Real Madridit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madrid ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e talentit premtues turk, Arda Guler nga Fenerbahce.

Galaktikët fituan El Clasicon e parë të sezonit ndaj Barcelonës, duke fituar garën për Guler.

Los Blancos kanë konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me Fenerbahcen dhe talenti 18-vjeçar do të prezantohet nesër si lojtar i ri i Real Madridit.

“Real Madrid CF dhe Fenerbahçe SK kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Arda Guler, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme”.

“Nesër, e premte, 7 korrik, në orën 12:00 në Real Madrid City do të zhvillohet ceremonia e prezantimit të Arda Guler si lojtar i ri i Real Madridit”.

“Më pas, Arda Guler do të dalë para mediave”, thuhet në njoftimin e Los Blancos.

Transferimi i Guler thuhet se ka kushtuar 20 milionë euro plus tetë milionë euro tjera bonuse dhe 20% e kartonit nga shitja e ardhshme.

Të fundit

Zbardhet operacioni i Europol, shqiptarët ndihmonin italianët e Ndrangheta-s

Europoli ka mbështetur forcat italiane të rendit në dhënien e një goditjeje të rëndë ndaj organizatës kriminale Ndrangheta. Më...

“Kishte një shenjë plumbi në trup”/ Çfarë tha personi që gjeti trupin e 23-vjeçarit

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen në Ulëz të Matit, ku humbi jetën 23-vjeçari Renis Dobra. Sipas mediave ka qenë një banor i...

Kush më shpjegon nga PD, se si është pasuruar familja e Sali Berishës?

Nga Spartak Ngjela Saliu vërtitet me gënjeshta fëmijësh për të fshehur korrupsionin e tij dhe të familjes së tij; kurse ata që në formë  ekspertësh...

Theth/ Banorët bllokojnë urën e fshatit, përplasen me policinë: Nuk kemi bërë asnjë krim

Banorët e zonës së Thethit janë përplasur verbalisht me efektivë të policisë së shtetit në tentativën e këtyre të fundit për t’u futur në...

Historia e dashurisë së Mbretëreshës Elizabeth II dhe Princit Philip

Një histori dashurie e përshtatshme për familjen mbretërore. Më 8 shtator, familja mbretërore britanike njoftoi lajmin tronditës se Mbretëresha Elizabeth ll vdiq në moshën 96-vjeçare,...

Lajme të tjera

Web TV