Projekti i gazifikimit të Shqipërisë/Aliyev:Në fund të vitit gati studimi i fizibilitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev deklaroi sot se, në fund të vitit do të përfundojë studimi i fizibilitetit për projektin e gazifikimit të Shqipërisë dhe më pas do të fillojë menjëherë investimi në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit.

Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, në Baku, me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, Aliyev u shpreh i sigurt se, kjo vizitë do të forcojë marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona.

“Kjo vizitë tregon sesa të ngushta janë marrëdhëniet tona dhe sa aktiv është dialogu ynë. Kemi krijuar një dinamikë mjaft të veçantë në lidhjet dypalëshe të bazuar në miqësi dhe mbështetje të ndërsjellët.

Përkrahim njëri-tjetrin si në Kombet e Bashkuara edhe në bashkëpunime të tjera”, tha ai.

Aliyev u shpreh mirënjohës për përkrahjen e Shqipërisë në organizatat ku Azerbajxhani nuk është i pranishëm.

“I kam shprehur mirënjohjen time presidentit dhe qeverisë së Shqipërisë për përkrahjen ndaj Azerbajxhanit në Samitin e Frankofonisë, ku kishte një përpjekje nga një vend anëtar i Frankofonisë për të kaluar një paragraf ku të përfshihej në dokumentin përfundimtar një paragraf kundër thelbit të Azerbajxhanit.

Shqipëria ishte vendi i cili e bllokoi këtë paragraf dhe ky ishte tregues i miqësisë dhe angazhimit të fortë të parimeve bazë të ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial.

Edhe në organizatat ku Azerbajxhani nuk mund ta mbrojë veten e tij ne kemi të pranishme vende si Shqipëria dhe jemi mirënjohës për këtë”, theksoi ai.

Gjithashtu, Aliyev shtoi se, “kemi diskutuar sot për të ardhmen, marrëdhëniet politike midis dy vendeve, veprimtarinë e përbashkët në organizatat ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë, sigurisht në axhendën tonë kishte çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, tregtinë.

Gjithashtu ripërsërita që investitorët e Azerbajxhanit janë të gatshëm që të konsiderojnë në mënyrë serioze projektet në Shqipëri, qoftë në turizëm, në bujqësi, ose në çdo fushë tjetër. Mendoj që në vitet e ardhshme do të kemi informacion më tepër në lidhje me këto që do të hapë dhe një faqe të re në marrëdhëniet tona “.

Lexo edhe :  Rubio: Rusët paguan me para në dorë karburantin në Alaskë

Por, nënvizoi ai, “deri tani faktori kryesor i bashkëpunimit kishte të bënte me sektorin e energjisë, që është e rëndësishme, jo vetëm për vendet tona, por edhe për një numër të madh vendesh, në veçanti TAP, i cili është korridori gazsjellës që kalon nëpër Shqipëri, tani është burim i sigurisë së energjisë”.

“Duke marrë parasysh punën aktive të Azerbajxhanit në Bashkimin Europian, në çështje të furnizimit me gaz dhe në dokumentet që janë nënshkruar midis BE-së dhe Azerbajxhanit, në partneritetin strategjik për fushën e energjisë, këto të gjitha përbëjnë faktorë të rëndësishëm të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, sepse siguria e energjisë nëpër vendet europiane jepet nëpërmjet korridoreve të gazit. Volumet e tregtimit të gazit po rriten dhe prodhimi dhe dërgimi i gazit gjithashtu”, theksoi Aliyev.

Ai foli edhe për projektin e gazifikimit të Shqipërisë

“Një pikë tjetër e diskutimit gjatë komunikimeve tona është projekti i gazifikimit të Shqipërisë dhe është përzgjedhur një projekt-pilot.

Gjithçka po shkon sipas planifikimit dhe në fund të vitit do të kemi një studim fizibiliteti në lidhje me këtë dhe mendoj se pas kësaj shpresoj do të fillojmë menjëherë investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit”, tha Aliyev.

Gjithashtu, vijoi ai, “diskutuam sesi mundemi të zgjerojmë infrastrukturën tonë nga Shqipëria në vendet e tjera fqinje me të”.

“Gjithashtu jam i kënaqur që kemi ambasadën tonë në Tiranë që ishte një vendim që u mor gjatë vizitës sime zyrtare në Shqipëri dhe kur u ktheva në Baku, ditën e nesërme, gjithashtu dhe ambasada në Tiranë filloi veprimtarinë e saj”, tha presidenti i Azerbjaxhanit.

“Kemi një vullnet mjaft të fortë politik për të vazhduar këto lidhje dhe të gjitha këto marrëveshje janë duke u përmbushur, duke u zbatuar. Shpresoj dhe me këtë vizitë të z. President ku kemi rënë dakord për të pasur takime të rregullta dhe në çdo takim të rishikojmë çfarë është kryer dhe të planifikojmë hapat e mëtejshëm”, përfundoi Aliyev.

Të fundit

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Dy vite në qeli për burrat që mungojnë në faljen e xhumasë

Shteti Terengganu në Malajzi ka miratuar një ligj të ri që parashikon ndëshkime të ashpra për burrat myslimanë që mungojnë në faljen e së...

Lajme të tjera

Web TV