Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.
Medohet se ky takim po zhvillohet në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë prej mëngjesit të sotëm.
Takimi vjen për shkak të dhunës barbare të ushtruar nga fisi Rraja drejt kushërinjve të fisit Maja, të cilët kishin denoncuar tek autoritet përkatëse shqetësimet që buronin nga veprimtaria e gurores në Borizanë të Krujës.