Manastirliu dhe Kumbaro nga Orikumi/ 4 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat verore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në kuadër të inspektimeve për sigurinë gjatë sezonit turistik, kanë vizituar qendrën e re shëndetësore në Orikum, e rikonstruktuar nga Programi Kombëtar i Rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore në të gjithë vendin, e cila është një prej 30 qendrave që janë hapur 24/7  për turistët dhe pushuesit gjatë këtij sezoni veror.

“Qendra shëndetësore e Orikumit është një qendër, e cila është rehabilituar së fundmi, falë programit tonë të rehabilitimit dhe rindërtimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave, kudo në të gjithë vendin.

360 janë qendrat shëndetësore dhe ambulancat e rehabilituara dhe të rindërtuara, ku ofrohet një shërbim  cilësor dhe kushte shumë të mira për mjekët dhe infermierët. Nga ana tjetër kjo qendër është edhe një qendër e re socio-shëndetësore, sepse tashmë prej pak muajsh kemi prezencën e psikologut, ku ofrohet shërbimi i nevojshëm për të gjithë ata të cilët kanë problematika të shëndetit mendor, por edhe për të identifikuar raste të familjeve apo individëve që vijnë nga familje me problematika sociale dhe ekonomike”,- tha Manastirliu.

Duke folur për shërbimin që ofrohet në 30 qendrat shëndetësore verore, Ministrja Manastirliu u shpreh:

“Janë rreth 4 mijë qytetarë, pushues, turistë të cilët kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore, 30% prej tyre janë pushues të huaj. Puna nuk ka ndaluar dhe gadishmëria jonë ka qenë maksimale sepse tashmë kemi përforcuar stafet edhe në qendrat ekzistuese, por edhe në qendrat që janë haour për sezonin turistik dhe janë rreth 170 mjekë, infermierë, punonjës dhe operatorë shërbimi, të dedikuar për të kryer këtë shërbim. Nga ana tjetër të gjithë spitalet tona rajonale janë të përforcuara dhe në gadishmëri”,- tha Ministrja Manastirliu.

Lexo edhe :  Epokë e re në trajtimin e diabetit/ Pacientët e parë marrin ilaçin që e vonon sëmundjen

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vlerësuar punën e strukturave shëndetësore përgjatë sezonit turistik.

“Nuk kemi vetëm një turizëm me natyrë të bukur, por kemi një turizëm të sigurt, të pastër dhe kjo është arsyeja pse task forca është e mobilizuar në të gjithë territorin. Eshte e rëndësishme që turistët të dinë se atje ku bëjnë plazhe, kanë gjithmonë një qendër, si kjo e Orikumit që ju shërben, me qëllim që të ofrojmë gjithë kushtet e sigurisë”,- nënvizoi Kumbaro.

Qendra Shëndetësore Orikum është një pikë referimi për sezonin turistik në këtë zonë, pasi ofron shërbim 24 orë. Pas rikonstruksionit Qendra Shëndetësore Orikum ju shërben sipas standarteve më shumë se 11 mijë banorëve si edhe turistëve të shumtë gjatë sezonit turistik.  Në të gjithë vendi janë hapur prej 15 qershorit, 30 qendra shëndetësore verore, ku ofrohet shërbim pa ndërprerje, për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi emergjencave shëndetësore gjatë sezonit turistik.

Të fundit

Policia parandalon ngjarjen erëndë në Shkodër, arrestohet 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar falë ndërhyrjes së Policisë së Shkodrës, në fshatin Dobraç. Një 41-vjeçar është...

Rama udhëton në Bavari, pritet nga miku i çmuar Markus Söder

Kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Gjermanisë pasditen e të hënës, i ftuar nga Kryeministri i Bavarisë z.Markus Söder. “Një mik i çmuar me të...

Real Madrid pranon shitjen e Rodrygo, por çmimi që kërkon…

Rodrygo pritet të largohet nga Real Madrid në verën e vitit 2025. Gazeta "Sport" shkruan se Florentino Perez do të pranonte, por vetëm nëse...

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

Lajme të tjera

Web TV