Si të mbroheni gjatë këtyre ditëve të nxehta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

OKB paralajmëroi se El Niño është këtu dhe bota duhet të përgatitet për nxehtësi ekstreme.

El Niño është një model klimatik natyror në Oqeanin Paqësor që sjell temperatura më të ngrohta se mesatarja e sipërfaqes së detit dhe ka një ndikim të madh në mot në të gjithë globin, duke prekur miliarda njerëz.

Me temperaturat që rriten, të jesh freskët po duket gjithnjë e më e vështirë, por jo e pamundur. Kini parasysh gjithë këshillat e mëposhtme për ta përballuar sa më mirë këtë periudhë:

– Banjat e ftohta

Nëse adhuroni banjat e nxehta, ndoshta ka ardhur koha ta anashkaloni për pak kohë atë kënaqësi për ta zëvëndësuar me një dush të ftohtë, i cili jo vetëm mban temperaturën e trupit të freskët, por gjatë verës ju ndihmon edhe të flini më mirë natën.

– Ushqimi

Hani vakte të vogla, të lehta dhe hani më shpesh. Vaktet e rënda shtojnë më shumë nxehtësi pasi trupi punon më shumë për t’i tretur.

– Veshjet

Zgjidhja më e mirë janë rrobat me ngjyra të lehta, me materiale të freskëta si pambuk, lino apo mëndafsh.

– Krem dielli

Mos harroni të aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit dhe ta riaplikoni çdo 2-3 orë, veçanërsisht nëse jeni të ekspozuar në diell.

– Qëndroni të hidratuar

Dehidratimi mund t’ju japë luhatje humori dhe lodhje, prandaj mos humbisni asnjë mundësi që keni për të pirë ujë (ose për t’u hidratuar përmes ushqimeve që përmbajnë ujë).

– Laguni

Në rastet ku thjesht s’po duroni dot më: Zhyteni këmishën, kapelen ose një peshqir në ujë të ftohtë dhe përdoreni për t’u freskuar.

Lexo edhe :  Këto janë përfitimet shëndetësore nga ngrënia e qershive

Cilat mosha duhet të bëjnë më shumë kujdes? Fëmijët nën 5 vjeç dhe të rriturit mbi 65 vjeç. Më të rrezikuar janë ata me sëmundje kronike të zemrës, veshkave, mëlçisë, diabetit, hipertensionit etj.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV