“Ahmetajn s’ka avokat që e shpëton”/ Prençi bën deklaratën e fortë: U tërhoqën para natën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Preçi ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se me provat dhe hetimet e bëra ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, këtë të fundit nuk ka avokat që e shpëton.

Ai tha se kishte të dhëna se më 26 shtator të vitit 2021 është ngrirë thesari i shtetit e për arsyen e kësaj dhe se kush tërhoqi para atë natë, përgjigjen mund ta japë vetëm Ahmetaj.

“Arben Ahmetaj që ditën që është marrë në pyetje për 6 muaj në SPAK është në kafazin e hekurt. Ai duhet të japë një panoramë të pastër për inceneratorët.

Ju duhet të gëzoni kur futet një ministër në burg, populli ka të drejtë të gëzojë. Arben Ahmetaj nuk ka ndërtuar çatinë e shtëpisë pa leje, ai ka ndërtuar vila, ka ndërtuar biznese, ka përfituar, nëse nuk i ka përfituar, të thotë kush i ka përfituar.

Opinioni publik duhet të gëzohet kur arrestohet një ministër. Edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani,  u arrestua po kishim vetëm një video. Di vetëm diçka me hetimet që janë bërë ndaj Arben Ahmetaj, nuk ka avokat që e shpëton Arben Ahmetajn.

Në 26 shtator të vitit 2021, është bllokuar thesari i shtetit deri në orën 20:00 ka punuar që nuk ka ndodhur kurrë të punojë jashtë orarit zyrtar. Le ta japë përgjigjen Arben Ahmetaj, se kush ka shkuar të tërheqë para atje”,-tha Prençi.

Të fundit

“Vijnë studentë nga vende armiqësore”, Trump vijon betejën me Harvardin

Prej disa ditësh një "luftë" e ftohtë ka nisur mes Donald Trump dhe universitetit prestigjoz Harvard. Presidenti i SHBA-së, Trump...

Kaos te PD: “Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos”

Ish-deputeti Lefter Maliqi, në një intervistë për Report TV, tha se do të nisë një tur falenderimi jo për të festuar, por për të...

Pretendimet për ‘trenin bullgar’ ranë, kryeplaku: Fletët e votimit imitim i KQZ

Emri i Dervish Beqirit, kryeplak i fshatit Pekisht në Peqin të Elbasanit u përmend për herë të parë më 22 maj, nga kreu i...

Shifër e “çmendur” për Ferrarin e Michael Schumacher

Ferrari F2001, i drejtuar nga Michael Schumacher në sezonin që i siguroi atij titullin e katërt botëror dhe të dytin me ekipin italian, u...

Po ndiqej nga karabinierët/ Shqiptari përplaset me shtyllën, ndërron jetë në vend

Një shtetas 38-vjeçar shqiptar vdiq mbrëmjen e djeshme gjatë një ndjekjeje në Nettuno, pranë Romës. E gjitha filloi rreth orës 21:00 në zonën Tre...

Lajme të tjera

Web TV