Kjo javë do të mbizotërohet nga i nxehti afrikan në vendin tonë. Sinoptikanët parashikojnë temperatura mbi 38 gradë Celsius, duke kapërcyer vlerat normale me 6 gradë më shumë.
Kjo situatë do të vijë si pasojë e masave ajrore me origjinë nga Afrika që po prek pellgun e Mesdheut duke bërë që edhe vendi ynë të ndikohet.
Pritet që kjo valë e të nxehtit të sjellë temperatura edhe mbi 38 gradë. Qytetet që do të regjistrojnë temperatura edhe më të larta janë Gjirokastra, Berati dhe Elbasani.
Këto masa ajrore të nxehta që do të mbërrijnë në gjithë pellgun e Mesdheut, do të largojnë shiun dhe vranësirat të cilat kanë qenë prezente në territor gjatë javëve të fundit.