Medvedev kërcënon me sulm bërthamor, Kievi: Forcat tona kanë përparuar në krahun jugor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa liderët e NATO-s do të mblidhen në Vilnius, i cili do të diskutojë hyrjen me një afat më të shkurtër të Ukrainës në aleancë, Rusia kërcënon me një sulm që mund të trembë botën.

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurimit rus, ka thënë se Rusia do të sulmojë centralet bërthamore të Ukrainës dhe objektet bërthamore në Evropën Lindore.

“Konsideroni skenarin e një sulmi të njëkohshëm rus në termocentralet bërthamore Pivdenno-Ukrainska, Rivne dhe Khmelnytsky, si dhe objektet bërthamore në Evropën Lindore”, shkruan ish-presidenti i Rusisë në Telegram.

Kërcënimi i Medvedev vjen si përgjigje pas një lajmi në një kanal propagandistik rus në Telegram që raportonte një tentativë sulmi ndaj një centrali bërthamor rus të vendosur në Smolensk Oblast, me një raketë Storm Shadow, një raketë që supozohet se ishte rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Rusisë.

Ndërkohë, Kievi thotë se trupat ukrainase kanë përparuar në krahun jugor të qytetit Bakhmut. zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes Hanna Malyar tha se në krahun verior nuk ka asnjë ndryshim.

“Ka një përparim të qartë të trupave tona në krahun jugor. Në krahun verior, nuk ka ndryshim në pozicion,” shkroi Malyar.

Të fundit

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më...

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin 2024, duke kompensuar për të...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Lajme të tjera

Web TV