Revista amerikane jehonë agroturizmit shqiptar/Krifca: Njerëzit punëtorë krijojnë ekonomi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kinfolk”, revista e pavarur amerikane, që trajton stilin e jetesës së ngadaltë, e botuar nga Ouur, me qendër në Portland, Oregon, i ka kushtuar një vend të rëndësishëm modelit të agroturizmeve që po zhvillohen në Shqipëri.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, publikoi në rrjete sociale, foto nga  revista prestigjioze amerikane “Kinfolk”, ku prezantohen sipërmarrësit shqiptar pranë agroturizmave që kanë ngritur në zona të ndryshme të vendit. Ndërsa vëmendja fokusohet tek ushqimi, që luan rolin kryesor, në tërheqjen e vizitorëve të shumë vendas dhe të huaj.

“Duke shfletuar “Kinfolk”, revistën mjaft popullore me jehonën që bën në këtë media, ushqimi shqiptar, mbresat e njerëzve të lidhur me tokën, njerëzit punëtorë që krijojnë ekonomi duke inovuar në ferma e duke ruajtur fort rrënjët dhe origjinën në ushqim.
Super”, u shpreh Krifca.

Me larmi të bollshme informimi dhe foto, artikulli përshkruan takimet me sipërmarrësit e “Uka Farm”, “Gurra Perrise”, Mal i Dajtit, Pazari i Ri, TID Tirana, Mrizi i Zanave, që janë disa modele kuptimplotë të pasionit për jetesën në fshat dhe atraksione zhvillimi në disa plane.

Të fundit

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Lajme të tjera

Web TV