Konsiderohet një nga gratë më të bukura, si arrin mbretëresha e Spanjës të ruajë linjat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha e Spanjës konsiderohet një nga gratë më të bukura në botë sa i përket familjeve mbretërore, por jo vetëm. Letizia e Spanjës duket se nuk i ka format e saj elegante vetëm gjenetike por ajo aplikon një nga dietat më të shëndetshme, bën ushtrime dhe praktikon joga.

Mbretëresha spanjolle Letizia në moshën 50-vjeçare merr komplimente kudo që shfaqet për figurën e saj të jashtëzakonshme. Ajo ia atribuon meritën për pamjen e saj një menyje të veçantë dhe një mënyre ushtrimesh që i përmbahet vazhdimisht. Letizia thotë se ky është sekreti i formës së saj të mirë.

Mbretëresha zgjohet në 7 çdo mëngjes dhe e nis ditën me një lloj të veçantë joge që kërkon saktësinë dhe harmoninë. Pozicionet mbahen më gjatë se mesatarja për të ndërtuar forcën dhe tonifikimin e muskujve.

Kjo formë e jogës jo vetëm që konsiderohet e dobishme për ata që kërkojnë të humbin peshë, por gjithashtu ofron përfitime të shumta për sistemin nervor, sistemin imunitar dhe cilësinë e gjumit.

“Ajo zakonisht në orën e parë vrapon nëpër kopshtet e Zaruzel. Mbretëresha ka gjithashtu një trajner personal që vjen në pallat çdo mëngjes. Ajo stërvitet në një palestër private familjare, bën ushtrime me pesha, pak kardio dhe boks”, shtoi një burim i afërt.

Në dietën e saj, mbretëresha kombinon ushqimin më të mirë mesdhetar me elementë të dietës Perricone.

Dieta Perricone, e quajtur pas Dr. Nicholas Perricone, fokusohet në ushqimet anti-inflamatore që thuhet se promovojnë shëndetin dhe mirëqenien e brendshme, duke përfshirë salmonin, proteinat pa yndyrë, arrat, frutat, perimet e freskëta dhe vajrat e shëndetshëm.

E konsideruar si një nga më të shëndetshmet, kjo dietë fokusohet në mirëqenien afatgjatë, gjithashtu ka veti kundër plakjes dhe përfitime të shumta të lëkurës.

Lexo edhe :  Trump feston 100 ditët në detyrë, lavdëron arritjet e tij dhe sulmon kundërshtarët

Kjo përzierje unike ofron disa përfitime të mundshme për ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre, duke përfshirë efektet pozitive në mikrobiomën e zorrëve, thotë Sas Parsad.

Përveç kësaj, Letizia shmang sheqerin dhe nuk ha ushqime të gatshme, ushqime të ngrira apo pica. Sa i përket pijeve, mbretëresha shmang me çdo kusht kafen, lëngjet dhe alkoolin.

Të fundit

Sa e ndjeni mungesën e Veliajt në fushatë?Spiropali: Erioni, kontribut të spikatur në PS!

Drejtuesja politike e PS në Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali, ka vlerësuar kontributin e kyebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se...

Francë/ Gjen thesarin miliona euro në kopsht, por shteti ia merr

Në një ngjarje të pazakontë që po bën jehonë në të gjithë Francën, një bujk 52-vjeçar nga Auvernia, Michel Dupont, zbuloi rastësisht një thesar...

Pamjet që bënë “xhiron” e rrjetit, australianët votuan me rroba plazhi

Laboristi Anthony Albanese, ish-sindikalisti me origjinë të largët arbëreshe nga babai, ka arritur të fitojë mandatin e dytë si Kryeministër në Australi. Partia Laburiste e...

Izraeli dislikon trupat ushtarakë në jug të Sirisë

Ushtria izraelite tha më 3 maj se ka dislokuar forca në jug të Sirisë dhe trupat janë gati që të mbrojnë minoritetin druze, pas...

Vrau bashkëshorten në Shkodër, turisti amerikan: Më shau

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën të premten. Klan News ka zbardhë dëshminë e 57-vjeçarit amerikan Brendon Saporito,...

Lajme të tjera

Web TV