SPAK urdhëron arrestimin e Ahmetaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK i kërkoi dje Parlamentit t’i heqë mandatin ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj për të ekzekutuar arrestimin e tij. Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot, ndërsa opozita ka kërkuar arrestimin e tij edhe pa heqjen e imunitetit. Tre ngjarje dje në korridorin e Qeverisë dhe PS, arrestimi i një ish-ministri, dorëzimi i një mandate dhe emërimi i një ministri të ri në krye të të Brendshmes

Partia Socialiste dhe Qeveria kanë pasur dje orë intensive sa i takon ndryshimeve në Qeveri, dorëheqje nga mandati si dhe kërkesa që shkoi në Kuvend për tu arrestuar Arben Ahmetaj me urdhër të SPAK për aferën e inceneratorëve. Edhe pse u lexua sikur Ahmetaj “shpëtoi” nga kjo çështje, dje urdhëri i SPAK vërtetoi të kundërtën. Tashmë kërkesa ka shkuar në Kuvend dhe sot do të mbahet Këshilli i Mandateve për ti hequr mandatin ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj.

Reagimi i Bardhit
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka vlerësuar si të drejtë, por të vonuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit për Arben Ahmetajn, në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Sipas Bardhit, SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, teksa kërkoi mbledhjen pa vonesë të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit për Ahmetajn. “Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot (dje) Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, shkruhet në reagimin e Bardhit.

Reagimi i Berishës
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat, është shprehur kritik ndaj Taulant Ballës, ku i fundit u propozua nga kryeministri Edi Rama si Ministër i ri i Brendshëm. Gjithashtu Berisha akuzoi Ramën si përgjegjësin kryesor të aferës së inceneratorë. Ndër të tjera ish-kryeministri shtoi se Rama po i garanton organizatat kriminale se Shqipëria do jetë parajsa e trafiqeve dhe larjes së parave. Po ashtu nga selia blu Berisha se SPAK nuk ka asnjë pengesë për të arrestuar Arben Ahmetajn për korrupsion. “Në krye të rendit dhe sigurisë emërohet Balla, përfaqësues i drogës, krimit dhe vrasjeve në Shqipëri. Në grahmat e fundit të regjimit të tij, Edi Rama kreu i narkoshtetit në Europë emëro Taulant Ballën, njeriun më të lidhur si mishin me thoin me bandat e Elbasanit , Lushnjes , Librazhdit, Cerrikut Shkodrës e Fushë Krujës. Pas ngjarjes horror, kur Rrajat e partisë të lidhur me Ramën e Ballën bënë për spital Bilbin dhe Jashar Majën. Edi Rama reagoi si kreu i lëvizjes së narkoshtetit. Nuk dënoi në asnjë moment aktin e Rrajave, por urdhëroi me Tëitter shkarkimin e ministrit Çuçi”, tha Berisha. Ai e ka qujatur kreun e meduzës së aferës së inceneratorëve Edi Ramën. “Ligji mëshirë për frikacakun nuk ka. Asnjë diskutim nuk ka se Ministri i Financave në të gjithë këtë aferë nuk mund të lajë duart. Kjo aferë ka marrjen e fondit rezervë të qeverisë, se Lefteri të rrijë atje sa të dojë, e gjetën si hajdut. Por ai fond pa firmën e Ministrit të Financave nuk lëviz. Sigurisht me firmën e kryeministrit, por i dytë është Ministri i Financave. Sigurisht këtu tek ne skandali e vdes skandalin. Uroj t’u thotë shqiptarëve që si ia imponoi Edi Rama, ku ishte kur Rama i shkoi me avion për t’i imponuar firmosjen. Por nga ana tjetër kurrë ligji mëshirë për frikacakun nuk ka. Ligji nuk e njeh mëshirën. Prapë të paktën t’u thotë shqiptarëve ku ishte kur Edi Rama i shkoi për ta detyruar për firmën”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Primaret në PD/ Lumë aplikimesh për deputetë, por në fund vendos kryetari

Ngjarja
Pas kërkesës së SPAK, i cili kërkoi arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, bëhet me dije se, sot në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për të shqyrtuar këtë kërkesë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit i ka kërkuar autorizim Kuvendit për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish-ministrit të Financave dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Ish-ministri po hetohet për “shpërdorim të detyrës”, “fshehje të të ardhurave”, “korrupsion” dhe “pastrim të parave”. SPAK, bashkangjitur kërkesës për arrestimin e Ahmetaj ka dërguar në Kuvend edhe një dosje voluminoze. Në fillim të muajit mars, agjentët e BKH-së kryen kontrolle në banesën e partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj në Hamallaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij në Tiranë. Shtëpia në Hamallaj dhe një vilë në Palasë, që dyshohet se i përket ish-bashkëshortes së Ahmetajt, u vendosën nën sekuestro preventive nga Gjykata e Posaçme. Ahmetaj është një nga personat më të akuzuar nga ana e opozitës, si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka marrë disa të pandehur, mes tyre edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS, Alqi Bllako. Në korrik të vitit të kaluar, Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe i ministrit për Rindërtimin, por nuk u emërua në asnjë pozicion tjetër brenda kabinetit Rama. Gjithashtu, ai nuk u konfirmua si drejtues politik i PS-së në Vlorë, pozicion që iu besua Blendi Klosit.

Agjenda e PS
Dje në vilën 30 për një takim me kryeministrin Edi Rama janë parë Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Engjëll Agaçi. Kujtojmë se takimi vjen pas shkarkimit të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe nominimit të Taulant Ballës në këtë post. Ndërkohë që dje u bë publike dhe kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për të lejuar arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Po ashtu Rrahman Rraja dorëzoi zyrtarisht mandatin e deputetit për shkak të sulmit barbar nga pjesëtarë të familjes së tij ndaj dy qytetarëve të Krujës, mes tyre dhe djali i tij. Ngjarja e Krujës solli dhe ndryshimet në qeveri nga kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Hamasi liron 6 pengje izraelitë në këmbim me 602 të burgosur palestinezë

Hamasi liroi edhe gjashtë pengje të tjera izraelite në këmbim me 602  të burgosur palestinezë. Eliya Cohen, 27 vjeç,...

Shihet si favorit/Kush është Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i ardhshëm i Gjermanisë

Ndërkohë që qytetarët gjermanë do t’i drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur Bundestagun e ardhshëm, Friedrich Merz është kandidati për kancelar i...

“Sëmundja e adoleshentëve”, ankth dhe stres artificial nga pijet energjike

Ankthi dhe stresi tek të rinjtë dhe veçanërisht tek adoleshentët e deri tek nxënësit e shkollave është kthyer në një problematikë serioze në qytetin...

Adoleshentët shpërndajnë drogë në Tiranë/ Mes tyre dhe vajza, përdoren nga të rriturit

Dritan Sula, Shefi Seksionit per Hetimin e Narkotikeve në një prenoncim për ABC News tregon se cilat janë lëndët narkotike që shpërndahen më së shumti...

Zbulohet Koronavirusi i ri të lakuriqët e natës që mund të transmetohet te njerëzit

Një ekip kinez studiuesish ka zbuluar një Koronavirus të ri të lakuriqëve të natës që paraqet rrezik transmetimi nga kafshët te njerëzit, sepse përdor të...

Lajme të tjera

Web TV