Ditë “divorci” tek Inter, portieri Samir Handanovic largohet nga zikaltërit pas 11 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Samir Handanovic e mbyll me Interin. Portieri slloven i dha fund aventurës 11-vjeçare me zikaltrit nga Milano. Sezone gjatë së cilave fitoi titullin kampion. Dhe nga dy herë Kupën e Superkupën e Italisë.

Rinovimi nuk erdhi dhe 38-vjeçari ka dalë lojtarë i lirë. Në letrën përshëndetëse të nënkampionëve të Europës për Handanovic, autor i 81 ndeshjeve me kombëtaren e tij, lexohet:

“Një referencë absolute, një lider në dhomën e zhveshjes, një kapiten i guximshëm. Samir Handanovic është e gjitha kjo gjatë 11 sezoneve në të cilat mbrojti portën e Interit.

Ai demonstroi që nga fillimi aftësi teknike të jashtëzakonshme të kombinuara me një karizëm të madhe. Cilësi që bëjnë atë një nga portierët më të mirë në historinë e klubit tonë.

Dëshmi për këtë janë 455 ndeshjet e tij, gjatë së cilave e mbajti portën të paprekur në 116 raste. Falënderime dhe dashuri e sinqertë nga gjithë familja zikaltër për Samir Handanovic”.

Të fundit

Lojtari gjerman bën çudinë! Refuzon Realin dhe Barcelonën!

Jonathan Tah, 29 vjeç, ka marrë vendimin final se ku do të luajë në vitet e fundit të karrierës. Qendërmbrojtësi...

Trump nënshkruan marrëveshje për partneritet me Princin e kurorës Saudite

Presidenti Donald Trump tani ka takuar ditën e sotme princin e kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, teksa ka zhvilluar një vizitë në...

Jeta e Madonës po shndërrohet në një serial televiziv

Madonna po bashkëpunon me Netflix për të sjellë jetën dhe karrierën e saj ikonike në ekranin e vogël. Sipas medias amerikane një miniserial biografik...

Maqedoni e Veriut, Taravari braktis qeverinë: Shqiptarët, më të keqtrajtuar se më parë!

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi vendimin për tërheqje nga koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut. “Këshilli drejtues i partisë dhe kryetarët e...

Numërohen 97% e kutive, Socialistët thellojnë avantazhin me +230 mijë vota

Deri në orën 16:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 5065 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare...

Lajme të tjera

Web TV