Dosja e Ahmetajt/ Kush është socialisti që e shoqëroi në udhëtimet luksoze me Mërtirin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhen detaje të reja nga dosja e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt, për të cilin SPAK kërkoi arrestimin.

Në dosje flitet për disa udhëtime të Ahmetajt me biznesmenin Mirel Mërtirin, në Rumani dhe në Vjenë.

Po ashtu mësohet se në këto udhëtime, bashkë me Ahmetajn ka qenë dhe socialisti Damian Gjiknuri. Mes të tjerash mësohet se në dosjen e SPAK specifikohet se në vendi i qëndrimit në Vjenë ishte Radisson Blu Style Hotel Viena, ndërkohë që personi që rezervoi për Ahmetajn dhe Gjiknurin ishte biznesmeni Klodian Zoto. Ky i fundit mësohet se ka rezervuar hotelin në emër të Damian Gjiknurit.

“Nga të dhënat e TIMS rezulton se më datë 15 prill 2014 Arben Ahmetaj del nga Shqipëria në ora 14.36 me linjën Austrian. Po më datë 15 prill 2014 rezulton se shtetasi Mirel mërtiri del nga Shqipëria në porën 15.35 me të njëjtën linjë ajrore dhe se gjithashtu edhe shtetasi Damina Gjiknuru ka dalë po në këtë datë me të njëjtën linjë ajrore në orën 14.05. ndërkohë në lidhje me kthimin konstatohet se më datë 17 prill 2014 në ora 11.18 dhe 11.19 shtetasit Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj kthehen bashkë me linjën e fluturimin Lufthansa. Ndërkohë që Damian Gjiknuri kthehet një ditë më vonë.”, thuhet në dosjen e SPAK.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV