Ish-agjenti i Verrattit nxjerr zbuluar francezët: “Tek PSG ka shantazhe dhe kërcënime”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-agjenti i Marco Verratit, Donato di Campli ka nxjerrë “zbuluar” klubin e Paris Saint-Germain. Di Campli, i cili ishte personazhi që transferoi mesfushorin nga Pescara në Francë, theksoi në një intervistë për “Revelo”, se në skuadrën pariziene drejtuesit kërcënojnë dhe shantazhojnë lojtarët që të mos largohen. Sipas agjentit, drejtuesit e bënë këtë edhe me Verratin në momentin kur mësuan mbi interesin e Barcelonës për italianin.

“Në Paris lojtarët jetojnë sikur të jenë të burgosur. Ata nuk bëjnë atë që duan, por bëjnë atë që dëshiron klubi. Është fiks një burg, ka edhe shantazhime apo kërcënime. Unë sjell shembullin kur Verrati dëshironte transferimin te Barcelona, udhëtuam për në Spanjë. Por, emirit të PSG kjo nuk i pëlqeu aspak. Al-Khelaifi ma tha qartë se nëse unë vazhdoja me përpjekjet për ta dërguar Verratin te Barcelona, atëherë ai nuk do të punonte më mua.

Dhe kështu ndodhi, jam i bindur se Verrati ka pasur frikë dhe më ka larguar. Sigurisht Verrati nuk mund ta pranojë diçka të tillë, por kështu ndodh te PSG. Drejtuesit e PSG takuan Verratin dhe e bindën se do të transferonin Neymar dhe se projekti i tyre lidhej me drejtëpërdrejtë me italianin. Nëse kundërshton drejtuesit e PSG, atëherë ata e kthejnë në një çështje personale.

Eksperienca ime me ta është shumë e keqe, te PSG mendojnë vetëm për paratë, është një klub që nuk ka shpirt. Emiri dhe Al-Khelaifi mendojnë se mund të blejnë gjithçka me para dhe se mund të lëvizin botën ashtu siç ata duan. Por, koha tregoi se diçka e tillë nuk është e mundur”, u shpreh agjenti.

Të fundit

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Lajme të tjera

Web TV