Kanadaja kërkon emigrantë/ Eksperti tregon si të shkoni për punësim, shkollim dhe biznes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Themeluesi i zyres ligjore “Rado Canada Visa”, Klodian Rado ka ndarë disa këshilla për të gjithë shqiptarët që duan të emigrojnë në Kanada.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi kriteret për çdo student që do të studiojë atje. Ndërsa, sa i përket profesioneve, Rada zbuloi se cilat janë më të kërkuara. Sakaq, ai u ndal dhe te mundësitë që i jepen dikujt që do të hapë një biznes.“Në fakt tre janë kriteret kryesore nëse dikush do të studiojë në Kanada. Kriteri i parë është të gjesh programin që bën sens për zhvillimin tënd, sepse oficeri e analizon këtë. E dyta, të kesh nivelin e anglishtes dhe e treta të kesh mjaftueshëm para për të kryer studimet. Edhe me që jemi te pjesa e parave, Kanadaja ka edhe atë që janë kostot më të ulëta krahasuar me vendet e nivelit të saj siç është SHBA, Britania, Australia.

Sa i përket biznesmenëve, Kanadaja i jep mundësi. Çdokush që ka 250 mijë dollarë dhe ka një ide brilante për ta zhvilluar atë, Kanadaja i thotë ‘Hajde’. Teknologjia mund të eci, një ide e fundit e dikujt ishte që ai mund të pastronte dhe të gatuante mëngjesin dhe drekën në shtëpinë e të huajve. Një risi kjo, pasi askush nuk gatuan te shtëpia e tjetrit.

Profesionet e ndërtimit janë goxha të kërkuara sepse është goxha i shtrenjtë ndërtimi në Kanada, me kosto goxha të larta. Për gjuhën e huaj, kërkohet një nivel më tepër se bazik komunikimi sepse e lidhin me problemet, për shembull, ra flaka atje ku punon dhe duhet të dish të marrësh në telefon zjarrfikësen dhe policinë. Pra, një lloj komunikimi bazë kërkohet, A1.

Disa nga profesionet më të kërkuara në Kanada janë shkencat kompjuterike, shkencat në raportet me shëndetin, sidomos pas Covid ka pas një shpërthim të kërkesave për to, ekonomiku shoh që goxha ecën, shkencat e ndërtimit janë shumë të kërkuara, elektriçist, hidraulik, shoferë”, u shpreh Rada.

Të fundit

“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë...

Dom Gjergj Meta: “Ta ruajmë tokën si sytë e ballit”

Dom Gjergj Meta, President i Konferencës Ipeshkvnore, ka bërë një thirrje nga zemra përmes një shkrimi lidhur me zjarret që kanë përfshirë vendin dhe...

Sharon Stone për famën, sekretet familjare, abuzimin seksual dhe goditjen në tru

Simon Hattenstone U bë e famshme në mbarë botën me Basic Instinct dhe Casino. Pastaj pësoi një gjakderdhje truri pothuajse fatale. Aktorja dhe artistja flet...

Fertilizimi in vitro falas, vijnë në jetë dy bebe te Koço Gliozheni

Dua dhe Mertoni erdhën në jetë falë programit kombëtar për trajtimin e infertilitetit, përmes procedurës in vitro që tashmë ofrohet në sistemin publik. Kryeministri Edi...

Zjarret, Shqipëria ka 46 mijë ha tokë të dëmtuara

Dëmet që po shkaktojnë zjarret e këtij viti po thyejnë rekorde në dekadat e fundit. Sapo një vatër shuhet të tjera shfaqen. Sistemi Evropian për...

Lajme të tjera

Web TV