Nëse doni të kurseni këtë verë, mos u mendoni dy herë/ Ja vendi më i lirë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse doni të kurseni këtë verë, s’duhet ta mendoni dy herë udhëtimin drejt këtij vendi.

Sipas të dhënave të The World of Statistics, Pakistani është shpallur vendi më i lirë për të jetuar.

Për të kontrolluar nëse është vërtet kështu, Josh Larkin nga kanali i YouTube “The Burnt Chip” udhëtoi në qytetin më të madh të Pakistanit, në portin kryesor detar dhe qendrën financiare, Karachi.

Në Karachi, ai shkëmbeu një paund britanik, ose rreth 1.2 euro, për 400 rupi pakistaneze dhe u përpoq të zbulonte se çfarë mund të blinte me ato para brenda një dite.

Ai i regjistroi eksperiencat e tij me një aparat fotografik dhe videon e postoi në YouTube, ku deri më tani është parë nga më shumë se 2.6 milionë njerëz.

Në fillim të ditës, Larkin shijoi pijen tradicionale pakistaneze “doodtha”, e cila përbëhet nga qumështi, sheqeri, akulli dhe pijet e gazuara, për vetëm 30 rupi.

Për drekë ai hëngri “biryani”, një pjatë pikante me oriz, patate dhe pulë dhe piu një Pepsi për vetëm rreth 30 cent, dhe për darkë ai shijoi ushqim deti për të cilin shpenzoi po aq.

Në Karachi, ai provoi të hipte në deve, voziti me tuk-tuk dhe shikoi një kërcim gjarpërinjsh helmues nën tingujt e flauteve. Ai pagoi vetëm tre cent për biletën e autobusit.

Gjatë shëtitjes në Karachi, ai zbuloi se qiraja e një apartamenti në atë qytet është rreth 60 euro në muaj.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV