“Pijet me gaz dhe alkooli”/Mjeku i njohur paralajmëron qytetarët, ja dëmi që i bën trupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Skënder Brataj i ftuar në “Wake Up”, ka treguar se është thelbësore që gjatë verës duhet të konsumojmë sa më shumë lëngje, perime dhe ujë.

Këto do e ndihmojnë trupin tonë ta përballojë më mirë të nxehtin. Sipas tij pijet me gaz dhe alkooli nuk janë të këshillueshme sepse shkaktojnë ngushtim të enëve të gjakut dhe rritje të dierezës . Thelbësore që gjatë muajve të verës të merren sa më shumë multivitamina dhe multiminerale për ta mbajtur trupin të shëndetshëm.

Skënder Brataj: Konsumi i lëngjeve është i rëndësishëm patjetër në dy proceset vazokonstruksioni (ngushtimi i enëve të gjakut) dhe vazodelatimi (zgjerimi i enëve të gjakut), kryesisht uji. Pijet me gaz ose alkooli shkaktojnë vazokonstruksion por shkaktojnë edhe rritje të diurezës. Rritja e diurezës do të thotë eliminimi i lëngjeve nëpërmjet urinës dhe pavarësisht faktit që ke apo s’ke etje, e mira është që të paktën 2 litra ujë t’i pish sepse ndodhin këto fenomene dhe mekanizma që pa e ditur ne eliminojmë disa nga lëngjet. Por shumë e rëndësishme nuk është vetëm eliminimi i lëngjeve, por edhe kripërat minerale që kanë të bëjnë me ekuilibrin e lëngjeve në organizëm.

Kryesisht Natriumi, Kaliumi që janë ato kryesoret. Për këtë arsye duhet, ne kur bëjmë trajtime për shembull, goditjet nga dielli ose nga i nxehti, sigurisht veç hidratimit me fiziologjik, bëjmë edhe me Ringer Laktat që ka të bëjë me kripërat minerale që janë në këto solucione që ne kemi. Vitaminat janë shumë të rëndësishme të përdoren gjatë verës, dhe kryesisht perimet jeshile, frutat etj.

Blendi Salaj: Vitamina, si multivitamina për çdo moshë?

Skënder Brataj: Multivitaminik dhe multiminerale, janë shumë të rëndësishme.

Lexo edhe :  The Economist: Bota po e fiton luftën kundër kancerit!

Blendi Salaj: Në çdo moshë?

Skënder Brataj: Po, sidomos në këtë periudhë të nxehtë.

Të fundit

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Raporti: 357 milionë euro kredi ‘të këqija’ nëpër bankat shqiptare

Me gati 6 herë janë ulur kreditë me probleme, krahasuar me 11 vite më parë. Në fund të muajit qershor, Banka e Shqipërisë thotë...

Lajme të tjera

Web TV