Pse u shkarkua Bledi Çuçi? Gazetarët plasin të pathënat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analistët Erl Murati dhe Roland Qafoku, të ftuar në Breaking, kanë diskutuarnë lidhje me situatën politike në vend, duke u ndalur në mënyrë të detajuar te shkarkimi i Bledi Çuçit.

Murati u pyet nëse shakrimi i Bledi Çuçit ditën e shtunë lidhet pikërisht me largimin e Ahmetajt ditën e premte.

“Unë i quaj si çështje realisht të ndara përsa i përket shkarkimit të Çuçit. Unë e shoh të lidhur me rastin Rrahja, kurse përsa i përket faktit që Ahmetaj nuk është në Shqipëri , duhet të kujtoj që është e drejta e tij që përsa kohë prezumohet i pafajshëm dhe nuk gjendet i arrestuar, ai në fund të fundit nëse Kuvendi Shqipërisë do njoftojë arrestimin e tij, ai ka të drejtë të kalojë dhe një fundjavë me familjen aty ku ka mundësi dhe ku të dojë ai. Kështu që në këtë kuptim, nuk besoj se ministri i Brendshëm është shkarkuar për rastin e Arbën Ahmetajt. Sigurisht që rasti Rrahja dhe rasti Ahmetaj janë dy incidente që përfshijnë sa drejtësinë po aq dhe politikën”, tha ai.

Nga ana tjetër, Roland Qafoku tha: Nuk besoj se ka një lidhje. Në Shqipëri mjafton të thuash që një çështje 3 dit zgjat dhe pas 3 ditësh ndodh një çështje tjetër akoma më e rëndë se e para dhe je akoma brenda.

Është vetë natyra e politikës shqiptare që prodhon jo thjesht lajme por ka skandale, ka të reja, të rënda. Pra unë nuk mendoj që ka ndonjë lidhje.

Të fundit

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka...

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Lajme të tjera

Web TV