Studimi: 94% e shteteve konsumojnë më shumë ushqim sesa sasia e rekomanduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Oksfordit, 94 për qind e vendeve konsumojnë më shumë ushqim sesa sasia e rekomanduar në renditjen e bërë bazuar në konsumin ditor të kalorive të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas gazetës “Daily Mail”, në 173 nga 184 vendet e ekzaminuara në studimin “OurWorldInData” të Universitetit të Oksfordit, u zbulua se njerëzit konsumojnë më shumë se 2.000-2.500 kalori të rekomanduara ditore për të dyja gjinitë.

Të dhënat e përdorura janë llogaritur mbi sasinë mesatare të ushqimit të blerë nga çdo familje.

Bahreini, me 4.012 kalori, SHBA-ja me 3.868 kalori, Irlanda me 3.850 kalori, Belgjika me 3.824 kalori dhe Türkiye me 3.762 kalori janë në top-pesëshin e listës, ndërsa Republika e Afrikës Qendrore është në fund të listës me 1.641 kalori.

Studimi zbuloi gjithashtu se në Bahrein, katër nga dhjetë të rritur vuajnë nga obeziteti. Türkiye është vendi i pestë me konsumin e kalorive.

Në studim, në të cilin Türkiye renditet e pesta me një mesatare prej 3.762 kalorish, thuhet se konsumimi i tepërt i ushqimit është për arsye të tilla si orari joproduktiv i gjumit, puna me orar të gjatë, ekspozimi ndaj ndotjes nga drita dhe jeta stresuese.

Në studim thuhet se konsumimi i tepërt i ushqimit është shkaktari i parë i obezitetit dhe numri i rasteve në mbarë botën, i cili ishte 175 milionë në vitin 1970, sot ka arritur në 1 miliard.

Studimi tërheq vëmendjen për rrezikun e rritjes së përqindjeve të obezitetit, duke thënë se sëmundja në fjalë mund të shkaktojë hipertension, sëmundje të zemrës, Alzheimer dhe probleme të tjera shëndetësore.

Po ashtu theksohet se megjithëse kaloritë e ushqimit rriten dita-ditës, elementet ushqyese ulen dhe rezultati është që njerëzit fillojnë të hanë më shumë për të marrë më shumë lëndë ushqyese të dobishme.

Lexo edhe :  "Ora 5 e mirë për gjumë!"/ Opozita braktis seancën plenare, asnjë deputet në sallë

Të dhënat e hulumtimit janë marrë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV