Arben Ahmetaj reagon për herë të parë: Do dal kur e vërteta të marrë rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa të gjithë po pyesin ku ndodhet Arben Ahmetaj, deputeti socialist ka reaguar për emisionin Opinion në Tv Klan për herë të parë pasi SPAK kërkoi zyrtarisht arrestimin e tij.

Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka lexuar një mesazh të Ahmetajt, pasi ai dhe gazetari Elvi Fundo (i ftuar në studio) i kërkuan deputetit që të ndërhynte në një lidhje direkte për emisionin.

Në mesazhin e tij, Arben Ahmetaj thotë se do të shfaqet kur, sipas e tij, “e vërteta të ketë marrë rrugë”.

Blendi Fevziu: Ne i kërkuam Ahmetajt që të dali në lidhje të drejtpërdrejt në pjesën e dytë, mesazhi është i tij. Thotë: Do dal kur ju të lexoni dosjen, do dal kur ju të tregoni që akuzohem se kam pasur njohje e shoqëri me një njeri që në atë kohë ka qenë njeri normal dhe në punët e veta. Do dal kur të lexoni që akuzohem për korrupsion se ish-gruaja ime ka shitur metra katrorë në treg të lirë. Do dal kur të kuptohet që bashkëjetuesja ime dhe familja e saj ka blerë me transaksione të pastër bankar një pronë. Do dal kur të kuptoni dhe lexoni dhe faktoni se Klodian Zoto s’ka qenë kurrë po kurrë pronar i asaj prone që të ishte në gjendje që ta falte apo dhuronte. Do dal kur të lexoni gjithë letrat e mia në favor të interesit publik si ato që shyqyr që dolën sot. Do dal kur e vërteta të ketë marrë rrugë. Do dal kur ju të bëni pyetje të vërtetë se ku ka favorizuar Arben Ahmetaj. Do dal kur të kuptoni që s’kam pasur asnjë lidhje me procedurën. Atëherë do dal. Do dal kur të lexoni se ato biseda të 2012 janë komplet impotente në aspektin e lobimit apo favorizimit aq më tepër në opozitë.

Lexo edhe :  Shqipëria s’përfshihet në projektin e DASH për vizat me garanci 15 mijë USD

Për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, SPAK kërkon arrestimin e tij për 3 akuza në lidhje me inceneratorët. Të premten, Parlamenti do të zhvillojë seancën për të votuar ose jo heqjen e imunitetit të Ahmetajt, që do t’i hapte rrugë arrestimit nga SPAK. Kujtojmë se Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit e ka miratuar këtë kërkesë, por pritet votimi përfundimtar në Parlament.

Avokatët e deputetit Ahmetaj kanë konfirmuar që ky i fundit ndodhet jashtë Shqipërisë.

Të fundit

Son prezantohet tek Los Angeles: “Nuk ishte zgjedhja ime e parë, më mbaruan energjitë”

Pas dhjetë vitesh te Tottenham, Son Heung-min mbërrin në MLS dhe tashmë po i jep flakë Los Angelesit. Sulmuesi korean është prezantuar zyrtarisht...

Kush po e sulmon prodhimin vendas?

Nga Leonard Veizi Duket sikur jetojmë brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk po gjejmë dot rrugë shpëtimi. Një mjegull mosbesimi, frike dhe përçmimi...

Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

Transporti ajror në Shqipëri po përjeton një rritje të qëndrueshme, si në numrin e fluturimeve, ashtu edhe të pasagjerëve. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë...

Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative, masa deri në mbyllje të mediave

Elvin Luku Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh...

Berisha: Gjysmë miliard euro përdori qeveria për aktivitete që të ndikonte tek qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp, ku e cilësoi fushatën elektorale të 11...

Lajme të tjera

Web TV