Dhuna në Kuvendin e Kosovës, reagon BE: Zhgënjyese!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian e ka quajtur zhgënjyese dhunën e sotme në Kuvendin e Kosovës.

Zyra e BE në Kosovë ka reaguar për tensionet e sotme në Kuvendin kosovar, duke i quajtur zhgënjyese skenat e dhunës.

”Skena zhgënjyese dhune shihen sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozimet dhe politikat në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë bazat themelore të një demokracie”, thuhej në reagimin e zyrës së BE.

Tensione të forta ka patur këtë të enjte në Parlamentin e Kosovës, ku teksa kryeministri Albin Kurti po mbante fjalën, deputetët e Partisë Demokratike kanë goditur me grusht kreun e qeverisë dhe ministrin Hekuran Murati.

Më pas, pas një shkëputje prej 2 orësh seanca filloi sërish, por deputetët e PDK kanë bllokuar foltoren duke krijuar tensione të cilat kanë përfunduar në dhunë fizike. Deputetja e AAK ka goditur me shishe uji kryetarin e Kuvendit, Glauk Konfjuca. Truprojat kanë ndërhyrë për të ulur tensionet mes palëve.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV