Elon Musk prezanton kompaninë e tij të re të inteligjencës artificiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elon Musk ka krijuar një kompani të re të fokusuar në inteligjencën artificiale.

Duket se një plan i tillë ka qenë në mendjen e Musk prej kohësh, i cili dëshiron të krijojë një aplikacion rival me ChatGPT.

Kompania e re xAI do të udhëhiqet nga Musk, sipas faqes së internetit, dhe “do të punojë ngushtë me X (Twitter), Tesla dhe kompani të tjera për të bërë përparim drejt misionit tonë”.

 

Qëllimi i xAI është të kuptojë natyrën e vërtetë të universit”, thuhet në website, duke i bërë jehonë ambicieve të Musk për AI. Musk ishte një mbështetës i hershëm i OpenAI, krijuesit të ChatGPT.

Musk e kishte paralajmëruar më parë krijimin e një kompanie të tillë në një intervistë me prezantuesin e atëhershëm të Fox News, Tucker Carlson, në prill. “Ne do të krijojmë diçka që unë e quaj TruthGPT,” tha ai, duke e përshkruar atë si një “Inteligjencë artificiale që bën maksimumin në kërkimin e së vërtetës” dhe që “kujdeset për të kuptuar universin“.

Megjithatë në një intervistë tjetër para disa muajsh ai u tregoi se AI mund të shkaktojë “shkatërrim qytetërimi” dhe iu bashkua udhëheqësve të tjerë të teknologjisë në thirrjen për një pauzë në zhvillimin e sistemeve AI të pakontrolluara.

Shumë të pakta janë detajet rreth këtij produkti të ri, por në faqjen e internetit tregohet se po rekrutohet në mënyrë aktive stafi. Për momentin, të gjithë punonjësit në website duket se janë meshkuj.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV