Mungesat e punonjësve zgjatën kohën e qëndrimit në punë në vitin 2022

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mungesat në tregun e punës po shtojnë presionet tek punonjësit aktual, të cilët detyrohen të rrinë më gjatë në punë për të përballuar mungesat.

INSTAT raportoi se në vitin 2022 të punësuarit punuan mesatarisht 43,7 orë pune në javë nga 43,3 në vitin 2021 me një rritje mesatare të kohës në pune 24 minuta javë.

Të ndara sipas sektorëve rritjen me të madhe të orëve të punës e pati sektori i bujqësisë me 54 minuta në javë. Bujqësia është punë me sezone dhe po vuan vitet e fundit pakësimin e popullsisë që për zonat rurale është më i fortë.

Pas bujqësisë sektori me rritjen e kohëzgjatjes më të lartë të orarit të punës e ka ndërtimi me 45,9 në javë ose 36 minuta më shumë se në vitin 2021.

Si çdo degë tjetër e ekonomisë sektori i ndërtimit po vuan mungesën e punonjësve prej dy faktorëve kryesorë.

Së pari ndërtimi është zgjeruar shumë vitet e fundit prej lulëzimit të banesave të reja rezidenciale në Tiranë dhe bregdetet dhe së dyti emigrimin e lartë të fuqisë punëtore në këtë sektor.

I konsideruar si një nga punët më të vështira, punonjësit e ndërtimit e kanë pasur të lehtë të emigrojnë me kontrata të rregullta pune në vendet e tjera të Evropës, por ndërkohë të rinjtë e sotshme refuzojnë të specializohen në këtë sektor.

Për rrjedhojë forca e punës në ndërtim është e plakur dhe e pamjaftueshme kështu që i duhet të punojë jashtë orarit. Sektori i ndërtimit karakterizohet nga një nivel të lartë të informalitetit.

Kohëzgjatja në punë është rritur edhe për sektorët e shërbimeve, tregtisë dhe transportit, por më lehtë, ndërsa një rënie me 12 minuta në javë u konstatua ne sektorin e industrisë.

Lexo edhe :  Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

Por, nëse krahasohen të dhënat e Eurostat dhe INSTAT rezulton se shqiptarët janë ndër vendet që punojnë më gjatë në Europë, me rreth 43 orë në javë.

Në fakt i gjithë Ballkani punon më gjatë. Rekordin e mban Mali i Zi, me 44.4 orë në javë, Maqedonia (41.3), Serbia (42.3). Më shumë nga të gjithë punojnë turqit, me 46.4 orë.

Më pak në Europë punojnë holandezët, me 29.3 orë në vit. Një sondazh i drejtpërdrejtë i Komisionit Europian vitin e kaluar referoi se, shqiptarët punonin 48 orë në javë, niveli më i lartë në Europë në një kohë që mesatarja e BE rezulton 40 orë në javë.

Pas nesh, kohë më të gjatë pune raportojnë serbët dhe turqit me 47 orë në vit.

Punonjësit që raportojnë se punojnë më pak orë janë holandezët, me vetëm 35 orë në javë, të ndjekur nga britanikët, me 37 orë, gjermanët me 38 orë, irlandezët 39 orë. Nga shtetet e Bashkimit Europian, më punëtorët janë portugezët dhe grekët, me 47 orë.

Burimi: INSTAT

Të fundit

Kurti i vendosur, nis ndërtimi i dy urave te reja krah Urës së Ibrit

Tё martёn ka nisur ndёrtimi i dy urave tё reja paralel me atё aktualen mbi lumin Ibёr qё do...

Gjermania ‘përvëlohet’nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të përkeqësohen

Gjermania po përjeton ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani sot, me temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius...

Turqia nën ‘pushtetin’ e flakëve, mbi 50 mijë të evakuuar

Turqia po përballet me një valë të fuqishme zjarresh që kanë përfshirë zonat bregdetare dhe të brendshme, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 50,000...

Foto familjare nga samiti BE – Ballkani Perëndimor, Rama krah Kurtit dhe Mickoskit

Sot u mbajt dita e dytë e takimit BE – Ballkani Perëndimor në Shkup për Planin e Rritjes. Pas përfundimit të takimit liderët që morën pjesë në...

Trafikoi 1 ton drogë, arrestohet në Francë ish-truproja e Saimir Tahirit

Ish-truproja e Saimir Tahirit, Paul Deda, është arrestuar në Francë, pasi akuzohet nga drejtësia shqiptare si anëtar i një organizate kriminale që ka trafikuar...

Lajme të tjera

Web TV